Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Kuzhina

Një ushqim perfekt një ditë para se të votoni – Gjyveç me mish qengji dhe zarzavate!

October 5, 2019
14
SHARES
2
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Gjyveç

Këtë javë bashkë do të gatuajmë ”Gjyveç me mish qengji dhe turli”. Enët e thella prej balte të pjekur dhe gjellët që gatuhen në këtë enë në gjuhën turke quhen “gjyveç” (tavë dheu e thellë). Në këto enë mund të gatuajmë çdo lloj mishi, perime apo bishtajore.

Harxhet e vendosura brenda në gjyveç mund të gatuhen në mënyrë tradicionale në furrë druri, por edhe në furrë elektrike dhe mbi sobë. Pavarësisht se çfarë zjarri përdorni për të gatuar, gjëja që duhet të bëni kujdes është që gjellët në gjyveç kërkojnë më shumë kohë se sa zakonisht për t’u bërë. Arsyeja për këtë është ngrohja dhe ftohja me vonesë e tavave të dheut. Në të vërtetë këtu qëndron edhe sekreti i gatimit të shijshëm në këto enë. Edhe ”gjyveçi me mish qengji dhe turli”, recetën për gatimin e së cilës do ta ndajmë bashkë, është një gjellë e shijshme, ku mishi i qengjit gatuhet ngadalë dhe në harmoni me perimet.

Ashtu si çdoherë fillimisht t’i numërojmë harxhet e nevojshme për gatimin e kësaj gjelle:

  • 700 g mish qengji të prerë në copa të vogla
  • 2 qepë mesatare
  • 4 speca të gjelbër
  • 4 kokrra domate
  • 2 patëllxhan
  • 3 patate mesatare
  • 1 karotë mesatare
  • 1 kungulleshkë mesatare
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 lugë e vogël rigon të tharë
  • 1 lugë e vogël piper të zi
  • pak kripë
  • gjysmë gote uji vaj ulliri

Tani ta gatuajmë gjellën: Fillimisht gjyveçin që do të përdorim e lyejmë përbrenda me vaj me një furçë. Nëse dëshironi fundin e gjyveçit mund ta fërkoni edhe me një hudhër. Në këtë mënyrë aroma e hudhrës do t’i japë pjatës tuaj më shumë shije. Tani në fund të gjyveçit fillimisht vendosim mishin. Qepën e grirë në formë gjysmëhëne e vendosim mbi mishin dhe mbi to specat e gjelbër të grirë. Pastaj grijmë në madhësi të njëjtë me mishin patëllxhanët, kungulleshkën dhe patatet dhe i vendosim mbi speca me radhë fillimisht patatet, pastaj patëllxhanët dhe në fund kungulleshkën. Afër grykës së gjyveçit vendosim domatet e prera në formë rrethore. Salcën e domateve e trazojmë me pak ujë, brenda hedhim piperin e zi, kripën, rigonin dhe vajin e ullirit dhe e përziejmë mirë. Këtë salcë e hedhim sipër gjellës, të cilën e pjekim në zjarr të ulët mbi sobë për 1 orë – 1 orë e gjysmë. Pasi të jetë gati gjyveçin me mish e shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëftë mirë./Gazeta Mejdani/  

Share14Tweet

Related Posts

Receta e iftarit: Përgatitni pulën e pjekur në salcë mustarde!

April 9, 2022

Ushqimet shkatërruese të imunitetit dhe organizmit tonë!

October 23, 2021

Përfitimet shëndetsore në organizëm nga eleminimi i ëmbëlsirave!

October 20, 2021

Vlerat shëndetësore të rrushit të kuq kundër plakjes së parakohshme!

October 20, 2021

Veza/ E dëmshme apo e dobishme për shëndetin?

October 16, 2021

Efektet çudibërëse të hudrës!

October 16, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.