Japonia ka vendosur në dispozicion mijëra trupa ushtarake dhe punëtorë shpëtimi pas stuhisë “Higibis”.
Tajfuni i cili goditi vendin shkaktoj përmbytje të mëdha.
“Trembëdhjetë njerëz janë zhdukur nga stuhia”, njofton transmetuesi publik NHK.
Një total prej 27 mijë trupash ushtarake janë aktivizuar në operacionet për dhënien e ndihmës.
“Qeveria do të bëjë çmos”, tha kryeministri Shinzo Abe, duke premtuar se do të vendosë në dispozicion më shumë trupa nëse do të ishte e nevojshme.
Në qytetin Kawagoe, në veri të Tokios, ekuipazhet e urgjencës përdorën anije për të ndihmuar banorët e bllokuar./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post