Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi dhe lufta hibride e boshtit Moskë-Beograd: mësimet për Kosovën në censusin e saj!

March 14, 2024
4
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gurakuç KuçiRegjistrimi i fundit i popullsisë në Mal të Zi, mund të sjellë dëme serioze për këtë vend. Mospublikimi i rezultateve të plota si ajo për çështjen e etnisë, gjuhës dhe religjionit, ngrit dyshimet se aktiviteti i Serbisë dhe Rusisë ka arritur që ta prish balancën etnike duke e rritur artificialisht etninë serbe nëpërmjet nxitjes së malazezëve që të deklarohen si serbë.

שטיח פרסי תל אביב
kuffert tilbud
billi bi støvletter
billi bi støvletter
adidas deerupt panske zelene
ashevillewireless.org
tričká s potlačou
krásne ľahko oteplené dámske kozačky
billi bi støvletter
krásne ľahko oteplené dámske kozačky
billi bi støvletter
stojalo za perilo vileda
adidas deerupt panske zelene
stojalo za perilo vileda
ashevillewireless.org

Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi – Hulumtues në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”

Kjo çështje është pjesë e një kauze të fuqishme të rikthimit të ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në këtë vend i cili i ofron dalje në ujëra të ngrohta, gjegjësisht në Detin Adriatik. Censusi i fundit përveç parregullsive që pati gjatë mbajtjes së tij, pati edhe një fushatë të egër serbe nëpërmjet Kishës Serbe e cila bënte thirrje për deklarim nga malazezë në serbë dhe thirrje tjera nëpërmjet fushatave individuale dhe fushatave me billborde.

Rezultatet e censusit mund të sjellin ndryshime serioze në strukturën shtetërore të Malit të Zi. Hulumtimi i Institutit OCTOPUS gjen se janë pesë opsione në rast se lufta hibride e Rusisë dhe Serbisë ka sukses kundër Malit të Zi.

  1. Serbët në Mal të Zi – si shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
  2. Federalizimi sikur i Bosnje dhe Hercegovinës.
  3. Asociacion i komunave me shumicë serbe sikur ai që propozohet në Kosovë.
  4. Referendum që i mundëson secesionim të disa komunave apo rikthim nën Serbi.
  5. Ndryshimi i rrethanave gjeopolitike dhe raporti i forcave ku sjell një aneksimi potencial nga Serbia potencial nga Serbia.

Deri në realizimin e këtyre opsioneve Rusia dhe Serbia kanë përdorur shumë metoda të luftës hibride që i kemi identifikuar më poshtë:

  • kërcënimet me jetë si metodë e indimidimit rasjet politike, siç ishte tentimi i vrasjes së Gjukanoviçit për ndryshimin e qasjes së Malit të Zi dhe ndalimin e anëtarësimit të saj në NATO.
  • partitë politike, duke përkrahur subjekte të ndryshme, kryesisht të krahut të djathtë ekstrem dhe duke shfrytëzuar brishtësinë e demokracisë për të legalizuar çështjen etnike të tyre.
  • zgjedhjet elektorale, duke krijuar sa më shumë subjekte të cilat pastaj arrijnë të copëzojnë votat e partive të mëdha që nuk janë pro interesave ruse dhe serbe.
  • ndikimi nëpërmjet propagandave të ndryshime si ato që ishin para censusit që janë të përmendura në punim.
  • ndikimi i ndryshimit të deklarimit të shoqërisë për çështje etnike, në rastin konkret deklarimi nga malazez në serb, inxhinieringut etnik.
  • përdorimi i mediave televizive, të shkruara dhe rrjeteve sociale për të shpërndarë propagandë, agjitacion dhe dezinformim.

Kosova me datën 1 prill të këtij viti pret që ta mbaj censusin apo regjistrimin e popullsisë. Instituti OCTOPUS duke marrë në konsideratë përvojën e Malit të Zi dhe ndërhyrjet e mundshme të palëve të treta si Rusia dhe Serbia, Kosova duhet të analizojë me kujdes çdo aspekt të procesit të censusit, duke përfshirë teknikat e regjistrimit, sigurinë e të dhënave dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve. Është thelbësore të ndërmerren masa për shmangien e ndërhyrjeve të mundshme nga faktorë të jashtëm, duke shtuar aktivitetin diplomatik në qendrat e vendimmarrjes dhe duke përforcuar rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Të gjitha konkluzionet më lartë kanë një histori të bujshme politike dhe strategjike. Ju inkurajojmë që të lexoni komplet punimin për ta kuptuar më mirë gjithë procesin duke klikuar mbi titullin: Rreziqet dhe Rikonfigurimet Gjeopolitike: Serbia dhe Sfida për Stabilitetin e Malit të Zi.

 Kthesa Pro-Ruse dhe Pro-Serbe në Mali i Zi dhe Sfidat e Orientimit Gjeopolitik

Mali i Zi rrugëtimin e vet pro-perëndimor mund ta konsiderojmë që e ka filluar në vitin 1995, menjëherë pas marrëveshjes së Dejtonit. Në atë vit Millo Gjukanoviç bashkë me Svetozvar Maroviç vizituan Pentagonin në SHBA, ku ofruan qasje për trupat paqeruajtëse ndërkombëtare në Portin e Barit. Gjatë bombardimeve të NATO-së, Gjukanoviç kishte arritur të bindte NATO-në të kufizonte bombardimet në territorin malazias.

Mali i Zi e shpalli pavarësinë e saj me 2006 pas një referendumi ku pjesë e rëndësishme ishin edhe shqiptarët. Vuçiq në atë kohë kishte deklaruar se do të angazhoheshin për ta rikthyer prapë Malin e Zi pas 10-20 vitesh. Angazhimi i Serbisë ka qenë në bashkëpunim të plotë me Rusinë, pasi përveç interesave të zgjerimit të territorit dhe interesave sllavo-ortodokse, interes të rëndësishëm strategjik përbën edhe dalja në ujëra të ngrohta, gjegjësisht në Detin Adriatik. Me 2013 dhe 2015 Rusia kishte kërkuar nga Mali i Zi që t’i jepte Portin e Bar-it për ndërtimin e një baze ushtarake, por që ishte refuzuar nga Mali i Zi duke dërguar në tensionim marrëdhëniesh deri sa me 2017 ishte provuar një grusht shtet duke dashur ta vrasin Millo Gjukanoviçin gjatë zgjedhjeve. Ky tentim atentat ishte zbuluar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe kishte informuar organet e sigurisë së Malit të Zi, ku për pasojë ishin arrestuar rreth 20 persona duke përfshi edhe ish-oficerë të xhandarmërisë serbe.

E gjithë kjo sipas prokurorit të rastit ishte me qëllime politike për ta ndryshuar pushtetin në Mal të Zi dhe ta ndaloj anëtarësimin e këtij vendi në NATO.

Gjërat në Mal të Zi prapë filluan të lëvizin drejt orientimit pro-serb dhe pro-rus pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku humbi partia e Gjukanoviçit dhe zgjedhjet i fitoi një grupacion i partive politike kryesisht me orientim pro-rus dhe pro-serb. Qeveria e dalë nga këto zgjedhje me në krye Zdravko Krivokapiç nuk zgjati më shumë se 14 muaj për t’ia lëshuar vendin qeverisë së Dritan Abazoviçit. Ky i fundi me aq bujë sa u bë kryeministër, me po të njëjtën dramë udhëhoqi shkurtazi dhe u rrëzua po ashtu nga pushteti, Kjo për arsye se bëri marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe të cilës i ofronte eksterritorialitet dhe shumë benifite tjera dhe Kuvendi vendosi mocion votë-besimi ndaj tij.

Sipas një hulumtimi të gazetës Pobjeda, gjatë mandatit të Abazoviçit ishin ndryshuar policët kufitarë duke u zëvendësuar me joprofesionistë dhe lojal partiakë gjë që e kishte bërë jofunksional kufirin me Bosnjë dhe Hercegovinën.

As zgjedhjet e vitit 2023 nuk prodhuan diçka më ndryshe veçse forcim të partive pro-ruse dhe pro-serbe, duke sjellë në pushtet në tri pozitat më të larta dhe pozita tjera njerëz që kanë orientime pro-serbe dhe pro-ruse ku argumentimet më gjerësisht i gjeni në punim.

Duke përfshirë ndryshimet politike dhe censusin e fundit, ku kishte qëllime inxhinieringut etnik, çështjen se Serbia është pa dalje në det dhe kjo dalje është e rëndësishme për Serbinë dhe Rusinë atëherë pas rezultateve të censusit, pa një reagim adekuat ndaj Serbisë dhe Rusisë nga aleatët perëndimor opsionet për Malin e Zi mund të jenë ogurzeza.

Kjo pasi mund të krijohet një krizë e re artificiale e gërryerjes nga brenda të institucioneve, zgjedhje të reja nën parullat për ndaljen e rikthimit të nacionalistëve në pushtet, secesion nëpërmjet referendumit të disa komunave si Pljevelija, Nikshiqi dhe Berana, pastaj gjitha këto veprime mundësohen nga bllokimet që mund t’i bëjë Andrija Mandiç nga pozita e kryeparlamentarit dhe anëtarit në Këshillin e Sigurisë dhe Mbrojtjes që mban Komandën e Forcave të Armatosura ku vendimet merren me unanimitet.

Opsioni i fundit mbetet ai i një invazioni klasik në ndryshimin e rrethanave gjeopolitike dhe raportit të forcave globale.

 

ShareTweet

Related Posts

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025
Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.