Këtu do të japim recetën e një gatim i cili mund të cilësohet si ëmbëlsira më e vjetër në botë. Quhet “ashure”. Ashurja, që përgatitet me zierjen e grurit, fasules, qiqrave, kajsisë, fikut, bishtajave dhe thelpinjve të ndryshëm (si arra, lajthi etj), njihet ndryshe edhe si “Pudingu i Nuhut (Noas)”.
Sepse sipas një besimi të gjerë pas tufanit Nuh, ushqimet që kishin marrë me vete Profeti Nuh dhe ata që kishte pranë filluan të mbarojnë. Të gjitha harxhet që kishin mbetur në arkë mblidhen në një kazan dhe gatuhen si çorbë duke nxjerrë kështu në shesh ashuren.
Ashurja përgjithësisht, në historinë islame, gatuhet në këtë periudhë të veçantë, ku realizohen ngjarje të rëndësishme. Bëhet duaja e ashures së gatuar dhe duke qenë se besohet se është kurative në fillim i jepet për të ngrënë të sëmurëve dhe fëmijëve dhe pastaj, duke filluar nga më të afërtit, u shpërndahet fqinjëve, miqve dhe njerëzve të njohur.
Ashurja, edhe pse ka ndryshim në emër, në të vërtetë është një ëmbëlsirë që gatuhet edhe në vendet e hapësirës së afërt gjeografike të Turqisë. Në shoqëritë që kanë traditën e ashures, asaj mund ti ngarkohet një kuptim tjetër, harxhi mund të jetë ndryshe si dhe mund të ketë ndryshim në qëllim dhe në datën kur gatuhet. Ndërkohë që në Greqi ky gatim bëhet pasi ka vdekur dikush, në Armeni këto lloj ëmbëlsirash konsumohen për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
Sot do të ndajmë me ju recetën e gatimit të ashures, por duke përdorur gjithë kreativitetin tuaj, ju mund ti shtoni ëmbëlsirës çfarë të dëshironi.
Si fillim le të radhisim harxhet që na nevojiten për të gatuar ashuren.
2 gota uji me grurë
3 gota uji me sheqer
Gjysmë gote uji me fasule (groshë)
Gjysmë gote uji me qiqra
Gjysmë gote uji me lajthi
Gjysmë gote uji me rrush të thatë
4 fiq të thatë
4 kajsi të thata
Për zbukurim;
Kanellë
Arra
Kokrra shege të qëruara
Tani le të shpjegojmë se si gatuhet ashurja. Grurin, fasulen dhe qiqrat i lëmë në ujë që një natë më parë. Të nesërmen grurin e ziejmë me tre litra ujë deri sa të zbutet. Në të njëjtën mënyrë ziejmë edhe fasulet dhe qiqrat. Pastaj ato ia shtojmë tenxheres ku zihet gruri dhe i lëmë të valojnë edhe për një kohë. Më pas i shtojmë sheqerin dhe rrushin e thatë të cilin e kemi larë.
Më pas i shtojmë fiqtë dhe kajsitë e prera në copa të vogla. Pasi të ketë valuar edhe 5 minuta të tjera së fundmi i shtojmë edhe lajthitë, i trazojmë dhe e mbyllim zjarrin.
Ashuren e ndajmë nëpër tasa teksa është ende e ngrohtë. Pasi të jetë bërë e vakët e zbukurojmë me arra, kanellë dhe kokrra shege. Ju bëftë mirë!