Mbrëmë rreth orës 21:30 është gjetur i vdekur insepktori i pyllit në rrugën Graçanicë – Gjilan, më saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit. Ai është qëlluar me armë derisa po kryente detyrën e tij
Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti ka lajmëruar se personi i vrarë është një nga rojet më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës.
“Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit”, ka shkruar Ahmetinë Facebook.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Lajm i rëndë!
Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit.
Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli.
Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit.
Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe si Komunë do të ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira. Nga Policia kërkojmë që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë.
Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se janë duke u bërë hetimet e nevojshme për të mësuar shkaqet e vdekjes.
“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës. Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti”, tha Hoxha./gazetametro.net
Discussion about this post