Deri e tani janë numëruar gati 60 për qind.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në vend të parë duke kaluar LDK-në.
Sipas statistikave Vetëvendosje ka 25.47 për qind të votave apo 117831 vota, ndërsa LDK-ja ka 25.42 për qind të votave apo 117589 vota.
Ndërsa PDK është partia e tretë që tashmë ka arritur numrin e 100 mijë votave.
Ajo ka 100502 apo 21.72 për qind të votave.
E plotësuar: KQZ numëron mbi 50 për qind të votave – diferencë e ngushtë mes LDK-së e VV-së
Deri me tani, KQZ ka numëruar mbi 50 për qind të votave.
Sërish, LDK prin, ndërkaq Vetëvendosje pason.
Sipas statistikave, LDK ka 25.13 për qind apo 96781 vota, ndërsa VV-ja ka 24.74 për qind të votave apo 95281 vota.
PDK-ja ka 22.20 për qind të votave me 85479 vota.
KQZ numëron 40 për qind të votave – LDK e para duke pasuar nga Vetëvendosje
E plotësuar: KQZ ka numëruar rreth 40 për qind të votave
Aktualisht, LDK vazhdon të prijë me 25.28 për qind të votave, apo 77581 vota.
Vetëvendosje është e dyta me 73761 vota apo 24.03 për qind.
PDK-ja është e treta me 22.82 për qind apo 70042 vota.
Koalicioni AAK-PSD ka 12.66 për qind, ndërsa Nisma 5.53.
Numërohen rreth 35 përqind e votave, prin LDK, VV e dyta
E plotësuar: Deri në orën 21:00 janë numëruar rreth 35% e votave.
Deri në këtë moment, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 64,521 vota dhe është e para.
Në vendin e dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 59,492 vota, ndërsa në vendin e tretë Partia Demokratike e Kosovës me 57,717 vota.
Në vendin e katërt është koalicioni AAK-PSD me 33,225 vota.
Lista Serbe ka marrë 13,994 vota, ndërsa subjektet e tjera së bashku 25,242 vota.
Numërohen 31 për qind e votave, ndryshon rezultati: LDK e para, VV del e dyta
E plotësuar: KQZ vazhdon numërimin e votave.
Deri me tani janë numëruar 31.8 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të prijë në renditjen e partive me 25.34 për qind.
Vendin e dytë e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 23.06 për qind të votave, ndërsa PDK-ja ka dalë e treta me 22.57 për qind.
E plotësuar: Janë numëruar më shumë se 20 për qind e votave në zgjedhjet e sotme për Kuvendin e Kosovës.
Pas 21.16 për qind të votave të numëruara, LDK-ja prin me 25.29 për qind, apo 36921 vota.
Nis publikimi i rezultateve – nga 10 për qind e votave të numëruara, LDK e para, PDK e dyta
Ka nisur publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura sot më tetor 2019.
Deri me tani, KQZ ka publikuar rezultatet e gati 10 për qind të votave në nivel vendi .
Sipas rezultateve të deritashme, LDK-ja prin me PDK-në që është e dyta, ndërkaq Vetëvendosje është e treta.
LDK-ja deri tash ka 23.92 për qind të votave, PDK-ja ka 20.99 e VV-ja 18.54. Ndërkaq janë numëruar më shumë se 63 mijë vota.
Discussion about this post