Një person i komunitetit turk është arrestuar në pikë kalimin kufitar ‘Hani Elezit’, pasi në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia, pasi me vete në veturë i kishte pasur edhe katër pasagjerë meshkuj turq, shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoni e më pas në shtetet perëndimore.
Viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5500-6000 euro. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./KosovaPress/
Discussion about this post