Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, ka paraqitur rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme parlamentare.
Ai po ashtu tha se janë duke i procesuar të dhënat ende të votuesve.
“Deri në këto momente kemi procesuar një pjesë të të dhënave. Ne kemi procesuar të dhënat e 1355 vendvotime në Kosovë. Rezultatet janë të bazuara për 53 për qind të votave të votave: PDK 22.83 për qind, AAK-PSD 12,8 për qind, Slloboda 0,19 për qind, Nisma-AKR-PD 5,9 për qind, LVV 23,63 për qind, LDK 24,83 për qind dhe Lista Serbe 6,35”, tha ai.
Discussion about this post