Zëvëndësministri i MPJ-së, Gani Dreshaj ka reaguar pas “boomit” mediatik lidhur me diplomacinë kosovare dhe shkarkimin e disa diplomatëve.
Dreshaj ka thënë se shumë familjarë të LDK-së e PDK-së janë rehatuar ndër vite në pozita kyqe të diplomacisë. “Nuk dua ta arsyetoj, por as ta nënçmoj vendimin për emërimin e djalit të deputetit Shala si konsull në Pragë.
Por, është absurde dhe jologjike që të kritikojnë diplomacinë njerëzit që e kanë fundosur diplomacinë kosovare ndër vite.
Shumica e politikanëve të PDK-së e LDK-së kanë “diplomatë” në ambasada të ndryshme evropiane e botërore të cilët janë të emëruar pa kritere, pa përvojë dhe pa asnjë element përcaktues.
Me fjalë të tjera, diplomacinë e ka “marrë pusi” në kohën kur drejtohej nga Hyseni, Hoxhaj e Pacolli.
Askush mos të mendon se ne dhe kushdo mund të bëj mrekulli. Është koha që diplomacinë tonë ta fuqizojmë me njerëzit më të mirë që kemi, të çfarëdo partie qofshin” shkruan Dreshaj në Facebook.