Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Skender Hyseni: Kosova kurrë s’ka qenë më e izoluar në rrafshin ndërkombëtar, fajëson Kurtin dhe Osmanin!

November 7, 2021
11
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Skender Hyseni

Ish koordinatori i Kosovës për dialog me Serbinë, Skender Hyseni ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova nuk ka qenë më e izoluar në rrafshin ndërkomëbtarë se sa në vitin e vitin, ose më saktësisht, që nga ardhja në krye të Kurtit dhe Osmanit.

Ai ka thën ës eështë për t’u shqetësuar mos ftesa në samitin e shteteve demokratike që organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden, shkruan Indeksonline

“Janë shenja të cilat, po nuk i lexuam saktë, mund të prodhojnë konsekuenca nga më të ndryshmet”, ka shkruar ndër të tjera Hyseni në Facebook.

Postimi i plotë i Skender Hysenit:

Diplomacia Amerikane dhe politika e saj e ambiguitetit të qellimshëm ndaj Kosovës dhe politikës së saj të rrezikshme të vetizolimit

Asnjëherë, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova nuk ka qenë më e izoluar në rrafshin ndëkombëtar se sa vitin e fundit, ose me saktësisht, që nga ardhja në krye të shtetit e binomit Kurti-Osmani. 

Për më pak se 14 vjetë, Kosova si shtet i pavarur, ka bërë progres të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat, dhe, sot në të gjitha planet, qëndron më mirë se më shumë se gjysma e shteteve antare të OKB-së, e të cilat nuk kanë përjetuar tmerret e luftës dhe shkatërrimit që ka përjetuar vendi ynë. Duhet të jesh i verbër ose akoma me keq, duhet të jesh qellimkeq, të mos e shohësh këtë. Dhe, të tillë, qellimkëqinjë dhe kontestues e mohues të shtetit të pavaur të Kosovës dhe të arriturave që ky shtet ka shënuar, ka mjaft. Më shumë se që na duhen!

Në pyetjen nëse Kosova mund të ishte akoma më mirë, përgjigja ime është konstante dhe konsistente, PO! Por, ndërsa ka një konsensus të gjërë politik e social se në fusha të caktuara shteti ynë mund të kishte bërë më shumë, kjo assesi nuk justifikon injorimin e fakteve. E faktet flasin për një storje suksesi të jashtëzakonshëm të bërjes së Kosovës.

Krahas Serbisë e Bosnjës, Kosova nuk është ftuar në samitin e shteteve demokratike, që organizohet nga Presidenti amerikan Joe Biden. A duhet të jet ky ‘klubi’ ku duhet quar Kosovën?! Me Serbinë dhe Bosnjën?! Lexo Republika Srpska!!!

Jo, assesi!

A duhet të shqetësohemi?

Po, shumë. Tej mase shumë, sepse janë shenja të cilat, po nuk i lexuam saktë, mund të prodhojnë konsekuenca nga më të ndryshmet.

Mbase është përtyp shumë ajo thënja, ‘çdo gjë ndodh pë një arsye’, dhe rrjeshimisht jam i detyruar t’i hedh një sy asaj që ka ndodhur ose nuk ka ndodhur gjatë vitit të fundit.

Paraqitjet skandaloze të Presidentes, Kryeministirit dhe Ministres së Jashtme të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe forume tjera ndërkombëtare, në të cilat predominon portretimi i Kosovës si vend i krimit dhe korrupcionit, duke pretenduar se këta janë të dërguarit e Zotit për ta ndryshuar këte, janë mirëpritur nga kundështarët dhe kontestuesit e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që përkrahësit dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Kosovës zihen ngusht dhe disi ‘në faj, sepse paskan ndihmuar krijimin e një shteti “monstër”’ A është mohimi i vet qenies së Kosovës dhe bllatosja e saj, prioritet i politikës së jashtme të binomit Osmani-Kurti, të cilët, me votën tuaj qytetarë të nderuar të vendit tim dhe me votën e deputetëve të zgjedhur nga ju, kanë ardhur në krye të shtetit tonë të dashur! Përgjigjen në këtë pyetje duhet ta ipni JU!

Politika infantile e krerëve aktual të shtetit të Kosovës, krekosjet dhe arroganca në komunikimet ndërkombëtare, retorika konflikt-nxitëse, që është një ‘copy paste’ e retorikës serbe, si dhe politika shkatërruese e vetizolimit nuk ka si të perfundojë tjetërkund pos me Kosovën në të njejtin ‘klub’ me Serbinë dhe Bosnjën! E kjo mund të ndryshojë matematikat rrënjësisht!

Çka solli deri këtu?

Përpjekjet dëshpruese të binomit Kurti-Osmani për të njollosur dhe mohuar çdo progres që kanë bërë qeveritë e kaluara për të avancuar Kosovën drejt përmbylljes së shtet-ndërtimit.

Lojrat e Albin Kurtit me dialogun me Serbinë, duke e degraduar ate nga nje dialog për njohje në dialog puro teknik, e që Serbia e mirëpret.

Lojrat e qeverisë me gazin ‘amerikan”…etj.etj.

Arroganca ndaj medias së lirë….

Cdo platforme televizive, konferencë,  panel apo forum nderkombetar, nga këta të mjerë, Kurti, Osmani, ministrja e jashtme etj. shfrytëzohet për të treguar qysh Kosova paska qenë çerdhe e krimit të organizuar dhe korrupsionit e asgje me shumë! (A ka krim dhe korrupsion në Kosovë?! Po, ka! Por kjo nuk është kryefjala e as e veçanta e Kosovës. ku krimi dhe korrupsioni janë në shkallë më të ulët se në shumicën e vendeve antare të OKB-së. Kosova ka edhe një infrastrukturë ligjore e institucionale të mirë dhe funksionale e cila po e lufton krimin dhe korrupcionin sistematikisht)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Refuzimi i kësaj resolute nga deputetët e VV-së shpërfaq hapur etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të Kryeministrit Albin Kurti dhe VV-së. Duket se Kurti me VV-në dhe Zonja Presidente vetmjaftohen me pak pushtet në ‘mahallë’ e nuk lodhen fort për interest afatgjata të vendit. Asgjë më e rrezikshme për Kosovën në stadin e saj aktual të konsolidimit si shtet.

Mesazhet krekosëse që Kurti po dërgonte qoftë edhe duke refuzuar miratimin e një resolute edhe ashtu jodetyruese për qeverinë, janë të rrezikshme dhe me pasoja. Ai akt politik i Kurtit ishte shumë më shumë sesa vetëm një refuzim.

Pra, është e qartë që Kurti ështe një manipulues dhe mashtrues gjenial, i cili interesin personal dhe ate të vartësve të tij e vë para cdo interesi qytetar e nacional. Ai së bashku me vartësen e tij në Presidencë e di që ajo masë që i shkon mbrapa verbërisht, nuk preokupohet hiq nëse Kurti e Osmani bëjnë apo nuk bëjnë politika në interes të vendit. Kurti e Osmani mjaftohen dhe janë të stërknaqur që kanë pas veti një armatë të mjerë digjitale që u thurrë elozhe.

Por, kostoja e kësaj politike mund te jet rrënuese per vendin dhe të ardhmen tonë kolektive.

Amerika do të jet krah popullit të Kosovës. Këtu nuk kam asnjë dilemë.

Amerika poashtu e ka durimin e besa edhe luksin që të pres nëse në Kosovë do të ket një qeveri që do të di t’i lexojë saktë shenjat e politikës aktuale amerikane të “ ambiguitetit të qellimshëm’ ndaj Kosovës.

Pyetja që duhet shtruar urgjentisht është se a e ka edhe Kosova këtë luks? Përgjigja e prerë në këtë pyetje është. Nuk e ka!

Gjatë vizitës time të fundit zyrtare në Ëashington D.C. rastisi që takimin e fundit e kisha me një mik timin të kahershëm, diplomat kulminant amerikan, një njohës i madh i rrethanave në rajonin tonë. “Amerika do ta mbrojë popullin e Kosovës dhe Kosovën nga çdo kërrcnim i jashtëm por duhet ta dini se Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja dhe nga qeveria e saj”, më tha, shumë miqësisht.

Mosmirënjohja dhe sfidimi direkt i rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në punët e Kosovës në të gjitha rrafshet godet rëndë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Politika izolacioniste assesi nuk është interes i Kosovës. E kjo do të shihet shpejt. Shpresoj jo me një kosto të lartë për Kosovën?!

Skender Hyseni

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me një apel Kryeministrit Kurti: Mos lejoni shkeljen mbi dinjitetin e UÇK-së, mbrone atë me të gjitha mjetet e mundshme!

May 4, 2022

Eskalon Rrahman Jasharaj: Nuk tërhiqemi, me 20 prill bllokojmë arsimin!

April 12, 2022

Kryeministri Kurti: KEK-u është shitur më lirë se badihava!

January 24, 2022

Çfarë të mira i solli Kosovës ardhja në pushtet e Vetëvendosjes me më shumë se 50% të votave!

January 17, 2022

Për atë që vet e bënë, tani po akuzojnë qeverinë se po e mbështet Gjykatën Speciale – Fillojnë dorëheqjet e zyrtarëve nga MPJ!

January 12, 2022

Qeveria merr vendim, nuk ka më pensione nën 100 euro!

January 12, 2022
No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.