Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë takimit të BERZH’it në Londër ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Këtë e ka bërë të ditur Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigter, përmes një shkrimi në rrjetin social Tëitter.
“Diskutim i mrekullueshëm gjatë BERZHIT. Ana Brnabic thotë se tregtia rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Albin Kurti kërkon për reciprocitet dhe njohje të pavarësisë së vendit”, ka shkruar ai.