Kandidati i PDK-së për deputet Ymran Fusha në ditën e tetë të fushatës zgjedhore ka pasur një takim me mësimdhënëset e SH.F.M.U “Emin Duraku” në Prizren.
Në këtë takim u diskutua rreth sfidave në arsim dhe investimeve në këtë lami.
Ymran Fusha tha se Partia Demokratike e Kosovës është shpresë e Kosovës, me kryeministrin në ardhje Kadri Veseli dhe me vizionin dhe fuqinë e tij, do të kontribuojnë për një arsim të mirëfilltë.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për kandidaturën e tij dhe PDK-në në ditën e zgjedhjeve më 6 tetor, pasi në këtë mënyrë do të ndërtojnë edhe vetë të ardhmen e tyre më të mirë.
“Më 6 tetor voto për të ardhmen tënde! #pdk112 #kadriveseli1 #ymranfusha60”, shkruan Ymran Fusha.


Discussion about this post