Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica e ka dërguar Werder Bremenin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Rashica shënoi golin e tretë në fitoren e Bremenit ndaj Borussia Dortmundit, që përfundoi me rezultat 3:2.
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Rashica e realizoi atë që ishte goli i tij i parë në vitin 2020, si dhe dha kontribut të madh te goli i parë i Bremenit të martën në Weserstadion.
Rashica po ashtu ka hyrë në historinë e futbollit gjerman duke shënuar radhazi gjashtë gola në Kupën e Gjermanisë.