Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Qeveria e re gjermane me qëndrim të prerë për Open Balkan, ja çfarë mendojnë ata!

12/22/2021
6
SHPERNDARJE
2k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërrimi i Qeverisë në Gjermani nuk ka rezultuar edhe me ndërrim qëndrimi sa u përket iniciativave për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, siç është “Open Balkan”.

Nga Berlini zyrtar theksojnë se i përkahin përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal duke vendosur theks të veçantë te gjithpërfshirja, derisa e përmendin edhe marrëveshjen për Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në një përgjigje ekskluzive nga Qeveria e re e Gjermanisë, që drejtohet tashmë nga kancelari Olaf Scholz, të pyetur nëse e përkrahin iniciativën e “Open Balkan”-it, kanë thënë se Qeveria Federale e Gjermanisë i mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Teksa e thonë këtë, nga Berlini zyrtar theksojnë se është shumë e rëndësishme që një bashkëpunim i tillë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha vendet e rajonit.

“Qeveria Federale mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.Është shumë e rëndësishme që ky bashkëpunim të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë për Express.

Në fund të përgjigjes, ky zëdhënës i Qeverisë Gjermanë thekson se përkrahja e fuqizimit të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është arsyeja pse në mënyrë të veçantë e përkrahin Tregun e Përbashkët Rajonal, që është një iniciativë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Prandaj, ne e mbështesim veçanërisht Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, të miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Sofje në nëntor të vitit 2020”, ka përfunduar ky zëdhënës.

Qëndrim të njejtë për iniciativën e “Open Balkan” Qeveria Gjermane kishte pasur edhe gjatë kohës kur drejtohej nga kancelarja Angela Merkel.

Ditë më parë e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar një letër në të cilën nismëtarët e iniciativës “Open Balkan”, Aleksander Vuçi, Edi Rama dhe Zoran Zaev, kanë kërkuar mbështetjen e Gjermanisë dhe të Bashkimit Evropian.

“Ne shpresojmë që qeveria e re Gjermane do të pranojë iniciativën e “Open Balkan” si një kontribut për implementimin e plotë të Procesit të Berlinit”, thuhet në letrën që mban firmën e tre liderëve.

Të martën e 21 dhjetorit në Tiranë është mbajtur takimi i treshes Rama-Vuçiq-Zaev në kuadër të nismës për “Open Balkan”. Rama në fjalën e tij ka bërë thirrje që në një iniciativë të tillë të bashkohen edhe Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhiley, i cili e ka dhënë përkrahjen e tij për iniciativën e “Open Balkan”.

Varhiley ka theksuar se do të ishte ideale që shtetet e Ballkanit Perëndimor ta gjenin rrugën drejt kthimit te Tregu i Përbashkët Rajonal, që është në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi vazhdojnë të mos përfshihen në këtë iniciativë, pavarësisht ftesave të shumta nga nismëtarët e “Open Balkan”.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Ministrja e parë me prejardhje afrikane në Gjermani!

Ministrja e parë me prejardhje afrikane në Gjermani!

Merkel ‘idiotja e dobishme’ e Putinit?

Merkel ‘idiotja e dobishme’ e Putinit?

Sa dëmtohen Turqia dhe Gjermania nga lufta në Ukrainë?

Sa dëmtohen Turqia dhe Gjermania nga lufta në Ukrainë?

FSK bënë përgatitjet për pjesëmarrje në stërvitjen “Dynamic Front 22” në Gjermani!

FSK bënë përgatitjet për pjesëmarrje në stërvitjen “Dynamic Front 22” në Gjermani!

Bodo Weber

Liberalizimi i vizave, Weber thotë Qeveria e re gjermane do të jetë avokat më i fortë për Kosovën brenda BE-së!

Exporti-i-Turqise

Për 11 muaj, eksportet e Turqisë drejt vendeve të BE-së arrijnë në 80 miliardë dollarë, vetëm Gjermanisë mbi 17 miliard euro!

Mos i humb

Udhëzimi administrativ që ndalon shaminë, MASHTI: Do të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore!
Kosovë

Udhëzimi administrativ që ndalon shaminë, MASHTI: Do të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore!

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), u zotua të enjten se do të përmbushin të...

DW/Analisti amerikan Edward Joseph: Open Balkan minon Procesin e Berlinit!

DW/Analisti amerikan Edward Joseph: Open Balkan minon Procesin e Berlinit!

Zgjedhjet në Turqi

Mustafë Bajrami/ Sondazhet e fundit: Erdogan lideri politik më i pëlqyer në Turqi, AKP prinë para partive tjera!

Lufta-e-Trete-Boterore

A është e afërt Lufta e Tretë Botërore?

Islam

Pluralizmi Islam dhe globalizmi!

Besa Ismaili

Besa Ismaili PDK-së: Asociacioni po vjen, qeveria po gënjen!

Ushtria serbe

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.