Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Opinion

Xhevahire Bajrami: Kurrë mos heqni dorë nga synimet tuaja, një ditë patjetër do t’ia arrini!

08/17/2023
48
SHPERNDARJE
7.9k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Xhevahire Bajrami - Abazi

E lexova një tregim interesant dhe meqenëse kjo histori përmban elemente të bukura që mund të merren si shembull, po e ndajë me ju!

Historia është kjo:

Një grua po e inkurajonte djalin e saj që të falej rregullisht në xhami, atij i fliste në mënyrën më të mirë duke i treguar edhe për shpërblimin që do të jepte Zoti për këtë. Mirëpo, fëmija ishte dembel dhe nuk bënte atë që donte nëna e tij.

Kaluan vitet dhe djali mbushi të tridhjetat dhe u martua. Më pak se një muaj pas martesës, me inkurajimin e gruas së tij, djali filloi të falej rregullisht në xhami.

Duke parë këtë ndryshim të djalit, nëna e tij i tha nuses: “Urime për ty, për një muaj e realizove atë që nuk arrita ta arrij për tridhjetë vjet. Falë teje, djali im tani falet rregullisht në xhami.”

Nusja e re i tha gruas: “Nënë, a e di historinë e gurit dhe të thesarit?

Dikur në një lagje, në mes të rrugës qëndronte një shkëmb i madh i cili i shqetësonte kalimtarët. Një ditë një nga banorët e asaj lagje tha: “Unë do ta heq këtë shkëmb nga këtu dhe do t’ua lehtësoj kalimin banorëve në këtë rrugë.” Ai mori çekanin në dorë dhe filloi t’a godasë gurin. Edhe pse i dha nëntëdhjetë e nëntë goditje, shkëmbi nuk u copëtua. Kur burri u lodh, u ulë të pushonte. Një kalimtar i tha burrit: “Më jep çekanin dhe t’a godas edhe unë” Një qyp plotë me florinj doli nga shkëmbi. Njeriu që goditi goditjen e fundit tha: “Shkëmbi u copëtua nga goditja ime, qypi me florinj më përket tërësisht mua. “Njeriu që i dha goditjet e para tha: “Edhe unë kam një pjesë në këtë thesar.” Më në fund, ata shkuan në gjykatë. Gjykatësi tha: “Nëntëdhjetë e nëntë për qind e këtij thesari i takon atij që ka goditur gurin me nëntëdhjetë e nëntë goditje dhe një për qind i takon atij që ka dhënë goditjen e fundit”. Personi që dha goditjen e fundit tha: “Por unë e copëtova shkëmbin, ai nuk do të ishte thyer nëse nuk do të isha unë”, gjykatësi i tha: “Nëse personi tjetër nuk do të kishte goditur nëntëdhjetë e nëntë goditje, a do të ishte thyer ai shkëmb me një goditje nga ju?

Pasi nusja ia tregoi këtë histori vjehrrës, tha: “Nënë, unë jam ajo që dhashë goditjen e fundit, thesarin e gjeta. Por, ky shkëmb nuk do të thyhej pa nëntëdhjetë e nëntë goditjet e tua. Nëse nuk do të ishin përpjekjet dhe këmbënguljet tuaja tridhjetë vjet, djali juaj nuk do ta kishte filluar namazin me deklaratën time tridhjetëditore”.

Përfundimet shembullore që kam nxjerrë nga kjo histori janë si më poshtë:

Asgjë nuk ndodh pa përpjekje. Kush e di se çfarë durimi e përpjekjesh të padukshme fshihen pas asaj që ne e quajmë “ndodhi për një çast “.

Mund të mos i shohim menjëherë rezultatet e përpjekjeve tona. Një nismë që e fillojmë ne, mund të rezultojë sukses i të tjerëve edhe nëse ata nuk janë të vetëdijshëm për durimin dhe përpjekjet tona, Allahu i di ato, asgjë nuk shkon dëm.

Ashtu si pikat ujit që rrjedhin nga çeshmet në shadërvan që gdhendin mermeret me kalimin e viteve, edhe përpjekjet tona mund të kenë efekt më vonë.

Kur një sukses arrihet si rezultat i përpjekjeve tona, nuk duhet të harrojmë kurrë se mund të ketë punëtorë të tjerë përveç neshë pas këtij suksesi. Nuk duhet t’ia atribuojmë të gjithë suksesin vetes, por të veprojmë me ndershmëri dhe me besnikëri.

Nëse mbledhim dhe hamë fruta nga një pemë sot, kjo është falë përpjekjeve të personit që e mbolli atë pemë dje. Dhe, edhe pse ne nuk mund t’i hamë frutat e pemëve që kemi mbjellë sot, fëmijët tanë dhe të tjerët do t’i hanë nesër, patjetër.

Zoti ynë na dhëntë durim të punojmë për të mirë të vetes tonë dhe të tjerëve dhe të vlerësojmë durimin dhe përpjekjet e të tjerëve.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Fillojnë presionet mbi Serbinë që t’i dorëzojë terroristët, Franks Wisner: “Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit”!

Fillojnë presionet mbi Serbinë që t’i dorëzojë terroristët, Franks Wisner: “Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit”!

Daçiqit i doli rrena sheshit në lidhje me “borën gjatë sulmit terrorist”: Më tha dikush, s’desha ta shfajësojë Radojçiqin!

Daçiqit i doli rrena sheshit në lidhje me “borën gjatë sulmit terrorist”: Më tha dikush, s’desha ta shfajësojë Radojçiqin!

Ekskluzive: Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku!

Ekskluzive: Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku!

Sveçla: Në Banjskë ka më shumë terroristë të vrarë se që është raportuar. për këtë flasin inofrmatat e inteligjencës!

Sveçla: Në Banjskë ka më shumë terroristë të vrarë se që është raportuar. për këtë flasin inofrmatat e inteligjencës!

Lajm i Mirë: Sveçla bënë me dije opinionin se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

Lajm i Mirë: Sveçla bënë me dije opinionin se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

(VIDEO) Terroristët serbë derisa po iknin, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që i ndihmaun ta merrnin me vete!

(VIDEO) Terroristët serbë derisa po iknin, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që i ndihmaun ta merrnin me vete!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.