Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orë të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindekatër (104) aktakuza kundër njëqindenëntëmbëdhjetë (119) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.