Edhe Vasfije Krasniqi Goodman është përfshirë në debatin që kishte Driton Selmanaj me Saranda Bogujevcin.
Krasniqi Goodman thotë se edhe vetë është lënduar nga fjalimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Kjo kategori e shoqërisë është lënduar edhe nga fjalimet e deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. 03/09/2020. E njëjta gjë, kategori e ndryshme”, shkruan Krasniqi Goodman duke ju referuar deklaratës së Selmanajt.
Deputetja Saranda Bogujevci pretendon se është ofenduar dhe lënduar nga një deklaratë e Driton Selmanajt që ky i fundit edhe dha në një emision televiziv, ku sipas saj, kishte të bënte pikërisht me masakrën e familjes Bogujevci.