Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Kur është në pyetje siguria e vendit, përveç tjerash, bie edhe obligimi i shkuarjes në haxh!

03/03/2022
16
SHPERNDARJE
22.5k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mustafë Bajrami

Një opinion mbi rëndësinë e ndihmës për Fondin e Sigurisë dhe fuqizimin e ushtrisë së Kosovës.

Shkruan: Mustafë Bajrami

Gjermanët, turqit, hebrenjtë dhe japonezët shpesh i marr si shembuj vetëmohues për organizime të nevojshme shoqërore. Janë të njohura historitë e këtyre katër kombeve në krijimin dhe konsolidimin e shteteve të tyre. Të ushtrive të tyre sidomos.

1) Gjermanët janë shembull se si rindërtohet vendi pas shkatërrimit total nga lufta. Vetëm për nëntë vjet pas lufte ata rindërtojnë vendin, infrastrukturën e nevojshme sa që në Kampionatin Botëror të Futbollit të vitit 1954, zënë vendin e parë në botë. Përtej kësaj, 20 vjet pas lufte fillojnë të marrin fuqi punëtore prej jashtë e pas pak viteve nisin eksportimin e maqinave të ndryshme nëpër gjithë botën. Imagjinoni çfarë infraskrukture do të duhej të kishin përgatitur gjermanët për tu bërë sërish fuqi botërore. Këtë e arritën me vetmohim, me vetkontribute e me punë të palodhshme. Për dy dekada e gjysmë ata nuk dinin se çka është jeta luksoze e as kishin hapur restorane të shtrenjta. Duke iu falenderuar organizimit të pashoq në të gjitha rrafshet e jetës e sidomos kontributit material nëpërmes fondeve të caktuara, gjermanët bënë një prej ushtrive më të fuqishme në botë. 

2) Turqit pas Luftës së Parë Botërore e nisin thuajse nga zero. Vetëkontributet e qytetarëve organizimet shoqërore e shtetërore si dhe krijimi i fondeve për rimëkëmbje e bëjnë këtë shtet sërish fuqi rajonale. Kur ishte në pyetje ushtria, turqit kanë dhënë jo vetëm para, por, gratë turke kanë dhuruar të gjitha stolitë e tyre. Janë të mahnitshme pamjet teksa shihen gratë turke duke dhuruar stolitë e arit për ushtrinë që duhej të forcohej. Përtej kësaj, është i njohur gjithashtu edhe rasti i haxhillëkut. Atë vit i hypin haxhinjtë në anije, i shetisin 24 orë nëpër deti dhe të nesërmen i kthejnë aty ku kanë hypur. Pasi t’i zbresin, u thonë: Ky është haxhillaku i juaj për sivjet e Allahu kabull ua bëftë. Mjetet tjera të mbetura i derdhin në fondin për fuqizimin e ushtrisë. Sot edhe turqit kanë një prej ushtrive më të fuqishme të botës.

3) Hebrenjtë janë shembulli më tipik i një kombi i vogël në numër, dikur të shpërndarë gjithandej nëpër botë, por, të nisur nga ndjenjat e tyre të fuqishme atdhetare dhe me përkushtim të pandërprerë krijojnë një shtet të fuqishëm asisoj sa t’i sfidojnë edhe kombet më të mëdha të rajonit. Janë të njohura organizimet vullnetare të hebrenjëve për forcimin e ushtrisë së tyre. Thuhet se një kohë deri në 60% të të hyrave të tyre i kanë dhënë fondacioneve për forcimin e ushtrisë. Sot Izraeli ka njërën prej ushtrive më të fuqishme në botë.

4) Japonezët. Ky komb vetmohues i njohur historikisht me organizime vullnetare. Siç e dini, mbi Japoninë dikur janë hedhur edhe bomba atomike. Pas luftës, kur nisë rimëkëmbja e vendit, për 15 vite japonezët kanë punuar në baza vullnetare, të gjithë, gra e burra, të rinjë e pleq ku në mënyrë shembullore arrijnë të konsolidojnë shtetin e tyre. Japonezët shumë herë kanë shitur pasuritë e tyre kur ka qenë nevoja për ta ndihmuar ushtrinë e tyre. Ata kanë shitur stoli, gjëra të çmueshme dhe punime të shtrenjta artezanatesh. E tanimë Japoninë e njohin të gjithë; edhe zhvillimin e saj, edhe industrinë por edhe ushtrinë që e kanë krijuar.

Prandaj, është momenti historik që shqiptarët kësaj radhe t’i përgjigjen masovikisht thirrjes për të ndihmuar Fondin e Sigurisë. Jo vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët e vendit. Sepse, nëpërmes këtij fondi synohet fuqizimi i themeleve të së ardhmes sonë. Kontributi i sotshëm vendosë për sigurinë tonë në të ardhmen. Megjithëqë Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet prej 100 milionë eurove, kjo shumë nuk është e mjaftueshme për një ushtri siç synojmë ta kemi. Investimi në siguri është investimi më i sigurtë që mund ta bëjmë. Edhe sot, pra, sikur edhe dje i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, në trojet shqiptare e në diasporë të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë shtetërore të Kosovës.

Shikuar fetarisht, sipas të drejtës islame, mbase edhe zeqati e sadakatul’fitri lejohet të jepen për nevoja shtetërore. Aq më shumë për ushtrinë. Aq më tepër kur mbrojtja e njerëzve, e vendit dhe pasurisë është në pyetje.

Duke u bazuar në gjithëkëtë dhe duke marrë parasysh nevojën për një siguri të qëndrueshme të Kosovës, shfrytëzoj nga rasti të propozoj me sa vijon:

1. T’i përgjigjemi masovikisht ftesës për të ndihmuar të ardhmen e vendit, në këtë rast duke dhënë, të fuqizojmë ushtrinë e Kosovës;

2. Bashkësia Islame të shqyrtojë organizmin e haxhit dhe tu flet xhematit në lidhje me këtë nevojë. Mjetet që do të duhej të harxhoheshin për shkuarje të haxh, sivjet të derdhen në Fondin e Sigurisë. Paraprakisht, të gjinden mënyra për t’ia shpjeguar xhematit në detajet e nevojshme faktin se, jo vetëm që lejohet, por edhe është obligim të merren hapa të tillë;

3. Të reduktohen në masë të madhe harxhimet për dekore, mobilje e lukse tjera nëpër shtëpitë tona;

4. Organizimet e dasmave, ahengjeve dhe evinementeve tjera, të ndalen apo reduktohen shumë, ndërsa mjetet e parapara për to të derdhen në Fondin e Sigurisë;

5. Të ndalet apo reduktohet skajshmërisht shkuarja në pushime sivjet, e ato mjete t’i dedikohen fuqizimit të ushtrisë së Kosovës;

6. Të ndalen skajshmërisht shpenzimet e panevojshme për veshëmbathje dhe të reduktohen shpenzimet për dreka e darka, përveç në raste të domosdoshme. Mjetet që do të ishin harxhuar aty, të derdhen në fondin për ushtrinë e Kosovës.

Është momenti të tregohemi se dimë dhe mundim të bëjmë një ushtri që do të na mbrojë, neve sot dhe gjeneratave që vijnë…!

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Mustafë Bajrami

Mustafë Bajrami komenton thënien e Niçes, ‘Zoti ka vdekur’ dhe përmend Kur’anin në lidhje me këtë!

Kush janë 13 personat që do t’i arrestojë së shpejti Gjykata Speciale!

Kush janë 13 personat që do t’i arrestojë së shpejti Gjykata Speciale!

Mustafë-Bajrami

Mustafë Bajrami me një apel Kryeministrit Kurti: Mos lejoni shkeljen mbi dinjitetin e UÇK-së, mbrone atë me të gjitha mjetet e mundshme!

Mustafë Bajrami

Mustafë Bajrami i bënë për “pesë pare” pseudoanalistët që i “mësojnë” burrështetasit si të veprojnë e si të mos gabojnë fetarisht!

Mustafë-Bajrami

Mustafë Bajrami bënë thirrje për bojkotimin e emisionit ‘Pressing’: Po përçan shqiptarët mbi baza fetare dhe po ofendon nënat e motrat tona!

Mustafë Bajrami

Mustafë Bajrami ka një porosi për ata që dëshirojnë t’i kuptojnë drejtë ngjarjet e mëdha që ndodhin nëpër botë!

Mos i humb

Muhamed Salah nënshkruan kontratën edhe për 3 vite, bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpool!
Liverpool F.C.

Muhamed Salah nënshkruan kontratën edhe për 3 vite, bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpool!

Mohamed Salah ka nënshkruar kontratë të re me Liverpool për 3 vite, me egjiptianin që mund të...

nuredin-lushtaku

Ekskluzive: Gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij dyshohet se plagosën policët e Kosovës, policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre!

Lajmi i Fundit

Ekskluzive: Shkëmbim zjarri në Skenderaj, dy policë të plagosur!

Hysamedin-Ferraj

Shoh, dhe habitem!

Donika-Gervalla

Gërvalla: S’ka datë për liberalizim të vizave, askush s’e di!

Sabina-Fati

A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?

Opinion-Analize

Çfarë nuk i lejohet një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur?

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.