Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Turpi i diplomacisë kosovare: Familjarizmi e miqasia!

November 28, 2020
12
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Imer Mushkolaj

Më shumë se përfaqësi të rëndësishme shtetërore, ambasadat e konsulatat e Kosovës nëpër botë shërbejnë si vende për punësim të politikanëve, familjarëve të tyre, të tjerëve të afërt me ta dhe militantëve partiakë. Është kjo Diplomaci e Familjes që degradon, e jo e Shtetit që përfaqëson.

Shkruan: Imer Mushkolaj

E dëgjoja e nuk mund ta besoja njërin nga ambasadorët kosovarë në një vend të Bashkimit Europian teksa më tregonte për një zyrtar të ambasadës se si kishte “shërbyer” disa vjet aty, por nuk e kishte lënë asnjë shenjë. Kur them “asnjë shenjë” nënkuptoj fjalëpërfjalshëm – asnjë. Pra, nga aty ai ishte transferuar në një tjetër mision dhe nuk kishte lënë asnjë copë letër për ato që do të duhej t’i kishte kryer si diplomat.

Në një tjetër rast, po në një ambasadë të Kosovës, më tregonin se si njëri nga diplomatët nuk kryente punë tjetër të hajrit, përveç se shkonte rregullisht në fitnes. Po, po në fitnes. Ai, sikurse edhe tjetri i rastit të parë, paguheshin rrastë nga buxheti i Kosovës për të mos bërë asgjë. E shumta – për të shkuar rregullisht në fitnes. Natyrisht, duke i shfrytëzuar të mirat dhe privilegjet që ofrojnë postet diplomatike.

Në rastin e tretë, shoferi i një ambasade më tregonte se si enkas ishte shpërngulur nga Kosova, për të punuar si shofer, edhe pse fare lehtë për punën që bënte ai ambasada do të mund të gjente dikë në vendin pritës. Por, jo. Shoferi ishte i afërm i një politikani dhe ai e kishte rehatuar në ambasadë. Siç ishte anëtar i një partie politike tipi që nuk kishte lënë asnjë gjurmë të punës së tij në ambasadë. Siç ishte i afërt me partinë e njëjtë tipi tjetër që rregullisht vizitonte fitnesin, si punën më të rëndësishme, të vetme madje, në ambasadën ku kishte shkuar të shërbejë.

Raste të ngjashme ka sa të duash, gjithandej në ambasadat kosovare. Siç ka raste kur në disa vende janë emëruar konsuj pa pasur fare konsulata, ose janë hapur konsulata në të njëjtat qytete ku ka ambasada. Gjithçka në favor të rehatimit të njerëzve të afërt me politikanët, familjarëve të tyre ose militantëve partiakë.

* * *

Nuk duhet paragjykuar personaliteti e as aftësitë e kërkujt që mund të emërohet diplomat. Ashtu siç nuk duhet paragjykuar as prejardhja etnike, as krahinore, as çfarëdo tjetër e askujt. Por, si po qëllon që shumë të tillë që kanë marrë e marrin pozita në diplomaci të jenë fëmijë e të afërm politikanësh, bashkëpunëtorë politikanësh, militantë partish e të tjerë të këtij lloji?

Misionet diplomatike kosovare nëpër botë kanë shërbyer më shumë si vende për punësim, sesa si përfaqësi të rëndësishme shtetërore. Natyrisht, ka përjashtime dhe shembuj të mirë.

Në shërbimin diplomatik kosovar ka njerëz me integritet, që e kryejnë punën në mënyrë profesionale dhe me përkushtim. Të denjë për ta përfaqësuar vendin në secilin rast. Por, fatkeqësisht, të tillët mbeten nën hijen e të tjerëve që nuk kanë lidhje me diplomaci, të tjerëve që pozitën e shohin si mundësi përfitimi, si ekskursion turistik me para të shtetit.

Sa e sa të rinj e të reja kryejnë shkolla jashtë vendit, sa e sa të tjerë kanë karrierë të begatshme profesionale dhe përvojë të duhur, por nuk e kanë mundësinë që të zgjedhen a emërohen në pozita diplomatike. “Detaji” që iu mungon ka të bëjë me politikën – ata nuk kanë mbështetje politike, nuk kanë të afërm në politikë, nuk janë militantë partish. Të tillët vetëm mund të shohin se si pozitat i zënë plot nga ata që nuk e meritojnë shkaku se janë të aftë, por se janë në parti ose afër saj.

Rasti i djalit të deputetit Haxhi Shala është vetëm edhe një ndër të shumtat të ngjashme. Ai mund të jetë më i miri, më i përgatituri, më i duhuri për një pozitë konsulli, por gjasat janë të mëdha që ai të mos e fitonte atë pozitë po që se nuk do ta kishte babain deputet. Ose, po që se vota e babait të tij nuk do të ishte vendimtare për krjimin e qeverisë së re.

* * *

Mediat kanë raportuar ndër vite për emërime të ngjashme si këto të fundit. Të emëruarit ose të afërmit e tyre politikanë zakonisht janë arsyetuar se gjithçka ka ndodhur sipas procedurave, gjithçka ka qenë në rregull “me letra”. Një mënyrë kjo për të mbuluar skandale edhe më të mëdha.

Diplomacia është një pasqyrë e shtetit në botë. Diplomacia është ajo se si na shohin të tjerët, por edhe se si ne e shohim veten përballë të tjerëve. Për fat të keq, kjo e jona është më tepër Diplomaci e Familjes që degradon, e jo e Shtetit që përfaqëson. Është diplomaci e atyre që munden, e jo e atyre që e meritojnë. Pasojat e kësaj stërkeqjeje do të shihen më vonë.

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Për atë që vet e bënë, tani po akuzojnë qeverinë se po e mbështet Gjykatën Speciale – Fillojnë dorëheqjet e zyrtarëve nga MPJ!

January 12, 2022

Mushkolaj, Ministrit Peci: Kujt po i thoni ‘ndaq gjuani me plumba’, Prokurori është dashur të pres te dera!

December 22, 2021

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konjufca për Samitin e Bidenit: Do të kishte qenë mirë të na ftonte SHBA-ja, të shpresojmë për vitin tjetër!

November 7, 2021

Skender Hyseni: Kosova kurrë s’ka qenë më e izoluar në rrafshin ndërkombëtar, fajëson Kurtin dhe Osmanin!

November 7, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.