Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Trashëgimia e errët e Hashim Thaçit!

July 16, 2020
10
SHARES
1.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Thaçi-Haga

Njeriu që sot për të katërtën ditë me radhë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë, si i dyshuar për 100 vrasje gjatë dhe pas luftës në Kosovë, mban përgjegjësi për kontratën skandaloze të PTK-së me operatorin virtual Z-Mobile.

Nga Syri.net Kosova 

Njëri nga ish-kryeshefat e kompanisë dikur më fitimprurësja në vend, u kishte thënë organeve të drejtësisë se Hashim Thaçi, në atë periudhë kryeministër, i kishte bërë presion që ta nënshkruante kontratën me kompaninë në pronësi të oligarkëve Devolli. Këta të fundit, për vite me radhë mbajtën monopolin e homologimit të automjeteve dhe zotëronin gjithashtu, përveç tjerash, edhe biznesin e terminaleve doganore. Lidhjet e tyre me pushtetin nuk kanë qenë asnjëherë sekrete.

Të gëzosh privilegje të tilla në një treg të vetëm, ka vetëm një shpjegim-favorizim nga të fortit e politikës, mbi ligjin. Nga korporata përfitonin pozitë e opozitë, në mënyrë që ta mbanin gojën mbyllur. Është ende i freskët qëndrimi i Shpend Ahmeti në jahtin e Devollëve, kur edhe nisi krisja e fortë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Marrëdhëniet politikë-biznes nuk janë gjë e re në asnjë shtet, por në Kosovë në këtë njëzetvjeçar, morën përmasa të frikshme. Rasti i Telekomit, është më i i rëndi. Nga një ndërmarrje pubike që ia jepte buxhetit të shtetit qindra miliona euro dividentë, sot rrezikon që t’i vihet dryri.

Publikja në Republikën tonë, u përdor për rehatimin e klientelës partiake, biznesore e farefisnore. Aty ku kishte përfitime, ajkën e zhvatnin kompanitë e lidhura me pushtetin deri sa e dërrmuan secilën prej tyre. Listat e punësimeve dhe tenderëve, kalonin rregullisht në filtrin e të fortëve.

Politikanët e fuqishëm kosovarë, ndoqën një lojë të poshtër biznesi. Ata, me veprimet e tyre në sajë të kompetencave që kishin, e dobësuan sferën publike, në favor të fuqizimit parcial të privates. Privatja, nënkuptonte bizneset që ishin ose në emër të tyre ose në shërbimin e tyre.

Kur kishte puna për privatizim, së pari e dobësonin një aset publik, që pastaj ta blenin vetë me çmim sa më të lirë. Kjo skemë kriminale, e katandisi në këtë deregje ekonominë e Kosovës.

Rasti me Telekomin është më flagranti. Sot e kemi një kompani publike që rrezikon falimentimin nëse shteti nuk ia paguan borxhin ndaj Devollëve. Në anën tjetër, operatori tjetër në treg Ipko, mund të privatizohet nga Telekomi i Serbisë. Degradimi i një sektori kaq strategjik siç është i telekomunikimeve, është përgjegjësi direkte e lidershipit të Kosovës.

Hashim Thaçi, nuk mund të shfajësohet për veprimet e tij skandaloze në kurriz të taksapaguesve kosovarë, duke shkelur ligjin e duke cënuar rëndë interesin publik. Një politikan, që është në gjendje ta rrënojë shtetin e vet në këtë mënyrë, nuk të befason as kur nxjerr në pazarin me Serbinë, territorin, pjesën  më të pasur, veriun.

Ballafaqimi në Hagë ka nxitur shumë reagime, por ai që bie në sy është përplasja mes atyre që po “gëzohen” dhe pjesës tjetër që po irritohet me “të gëzuarit”.

Një shqiptar normal i Kosovës, nuk mund të gëzohet kur e sheh Presidentin e vet të merret në pyetje për 100 vrasje. Një shqiptar normal, ndihet shumë i indinjuar, kur njolloset lufta e UÇK-së. Por një shqiptar normal, gjithashtu nuk e identifikon veten me një udhëheqës,që mund të ketë bërë krime.

Një shqiptar normal, i lidhur nga regjimet korruptive të viteve të pasluftës, gëzohet kur mëson se autorët e kapjes dhe shpërdorimit të shtetit, nuk kanë më mundësi ta dëmtojnë Kosovën.

Presidenti që shkoi në Gjykatë si i pari i Republikës e u frikësua të japë dorëheqje, duke theksuar se po e paguan “çmimin e lirisë”.

Çmimin e lirisë e ka paguar dhe po e paguan populli i Kosovës. Ata qindra e mijëra që sot jetojnë me më pak se një euro në ditë, ata qindra e mijëra që alternativën e vetme pas dy dekadave në liri e shohin emigracionin, ata që u përballën me padrejtësi dhe e humbën perspektivën e tyre në pritjen e kotë se një ditë do të bëhet më mirë.

Një shqiptar normal, nuk do të dëshironte që presidenti të akuzohej për vrasjen e 100 personave. Por, pavarësisht rrjedhës së procesit, fundin e palavdishëm të Hashim Thaçit nuk mund ta ndalë më asgjë.

Është i kotë glorifikimi që i bëhet, duke lënë në hije bëmat e tij, në qeverisjen e vendit. Pasojat e saj, gjithnjë e më tepër, po bëhen serioze. Kjo është trashëgimia e errët që e ka lënë pas ai, nga e cila me sa duket, edhe në kohë pandemie, Kosova e ka të vështirë të shkëputet./Syri.net/

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.