Hanife Bllaca, Zeqir Bllaca, Fisnik Bllaca dhe Blerim Bllaca dyshohet se u qëlluan për vdekje nga Valdete Bllaca sot ditë e marte në Gjilan.
Zeqir dhe Hanife Bllaca ishin prindërit e zyrtares policore, Valdete Bllaca, e cila rreth orës 13:00 qëlloi për vdekje edhe dy vëllezërit e saj: Fisnik dhe Blerim Bllacën.
Valdete Bllaca, e cila shërbente në Policinë e Kosovës, dyshohet se kreu katër vrasjet në shtëpinë e familjes, ku pastaj kreu vetëvrasje.
Rastin e ka konfirmuar të martën edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nisur për media.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.
Gazeta nga burime ka mësuar se policja e rajonit të Gjilanit që vrau familjen është Valdete Bllaca.
Qyteti i Gjilanit është tronditur nga një lajm i hidhur që ndodhi pak minuta më parë.
Burime të medias bëjnë të ditur se një police femër e cila i takonte stafit civil ka vrarë katër persona.
Burimet e njëjta bëjnë të ditur se viktimave janë anëtarë të një familje.
Më pas e njëjta pasi kreu vrasjen e shumëfishtë, ka vrarë edhe vetën.
Burime kanë bërë të ditur se ajo ka vrarë babain, nënën dhe dy vëllezërit, teksa në fund ka vrarë edhe vetën.
Në Gjilan ndodh një tragjedi e madhe, dyshohet për vrasje të shumfishtë
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në lagjen ‘Bojanina’ të Gjilanit.
Sipas pesë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë.
Madje sipas të njëjtave burime thuhet se personat që humbën jetën janë të së njëjtës familje.
Nga policia e Kosovës vetëm është konfirmuar se rasti është vrasje, por nuk janë bërë të ditura detajet.
Një vrasje po dyshohet se ka ndodhur para pak minutash në Gjilan.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gilan.
Policia e Gjilanit e ka konfirmuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të vrarë.
“Është e rëndë momentalisht. Nuk mund të flas. Jam në vendngjarje, dyshohet për vrasje të shumëfishtë. Kaq mund të flasim tani, ka thënë Hashani.
Media do të ju mbajë të informuar.
Next
(Kosova Sot Online)