
Spanjollët po vazhdojnë të mos e pranojnë faktin se Kosova është shtet i pavarur.
Pas skandalit nga Federata e Spanjës, një tjetër është prodhuar nga mediat spanjolle. Së fundmi, është e përditshmja spanjolle “AS” e cila teksa ka publikuar renditjen tabelore në Grupin B të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, nuk ia ka vendosur emrin Kosovës.

Spanja është një nga shtetet që nuk e njeh pavarsinë e shtetit të Kosovës, andaj ndonëse ndodhen në një Grup me “Dardanët” po duan t’i sjellin probleme në ndeshjen e 31 marsit në Sevillë.
Shteti iberik bëri përpjekje të ndalonte himnin dhe simbolet shtetërore të Kosovës në Sevillë, mirëpo një gjë e tillë nuk u pranua nga FIFA dhe Federata e Futbollit të Kosovës.
Në Grup me Kosovën dhe Spanjën janë edhe Suedia, Greqia e Gjeorgjia.