Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Thaçi i tregon Vuçiqit se është ai i ‘moqmi’: Në sy i thotë, mos provoko…

December 11, 2019
7
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Thaçi-Vuçiq

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u është kundërpërgjigjur deklarimeve të Aleksandër Vuçiqit se Serbia kërkon kompromis me Kosovën, duke përjashtuar njohjen reciproke.

Kreu i shtetit të Kosovës ka thënë se deklarata të tilla të Vuçiqit janë provokime, dhe sipas tij në tryezën e dialogut dy shtetet mund të ulen vetëm si të barabarta.“Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përgjatë vizitës në Greqi ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini”, ku ka folur për çështjen e gjetjes së një zgjidhje finale me Kosovën dhe gjithashtu edhe për idenë e shumë diskutuar të korrigjimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve.

Vuçiç ka thënë se janë të gatshëm të negociojnë për gjetjen e një zgjidhje kompromisi, por sipas tij njohja e Kosovës nuk mund të ndodhë.

I pyetur rreth idesë së korrigjimit të kufijve si zgjidhje e mundshme për ngërçin me Kosovën, Vuçiç është përgjigjur gjithashtu me një pyetje.

“Cilët kufij do të diskutohen, atë të njohur nga Kina, Rusia, Greqia e Spanja, apo ata të njohur nga Franca e Gjermania”, ka thënë Vuçiç.

Për idenë e shkëmbimit të territoreve, Vuçiç ka deklaruar se Serbia gjithmonë ka qenë në kërkim të një kompromisi dhe që nuk dëshiron të imponojë një zgjidhje që do të ishte në interes vetëm të njërës palë.

“Ne jemi gati dhe të hapur që të negociojmë për një zgjidhje kompromisi”, ka potencuar Vuçiq.

Disa kanë folur për modele të ndryshme, por s’kanë ofruar neve asgjë specifike. Nëse dikush mendon që dikush do të vijë në Beograd dhe do të na kërkojë neve ta njohim Kosovën si një shtet të pavarur, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka shtuar kreu i shtetit serb.

Ndër të tjera Vuçiç ka thënë se e vetmja kërkesë për rikthim në dialog është heqja e taksës 100 %.

“Nuk do të dëgjoni nga unë ndonjë kërkesë tjetër, përveç asaj që dëshirojmë heqjen e taksës 100 %. Ne duam të ulemi në tavolinë të diskutojmë dhe të provojmë të gjejmë një zgjidhje”, ka pohuar Vuçiç për “Kathimerini”.

Share7Tweet

Related Posts

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Serbia nuk ndalet, Daçiq: 18 njohje ia kemi hequr Kosovës, do të vazhdojmë më tutje!

April 1, 2022

Borell bënë thirrje të lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, Kurti e kundërshton ashpër!

January 13, 2022

Të hetohen lobimet e frikshme për ndarje të Kosovës!

November 8, 2021

Lajme të hidhura për Vuçiqin: Biden merr një letër nga kongresistët amerikan ku kërkojnë sanksione për presidentin serb!

November 6, 2021

Zgjidhja e përhershme për targat me Serbinë, nesër takimi i parë në Bruksel!

October 20, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.