Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Të drejtën që nuk ka të drejtë ta cenojë as shteti e askush tjetër!

August 19, 2022
11
SHARES
3.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Xhevahire Bajrami - Abazi

Kundërshtimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut  janë koncept me origjinë perëndimore, të krishterë. Sepse të drejtat e njeriut aty nuk shiheshin si të mirëqena nga katolicizmi, ortodoksizmi dhe protestantizmi.

Shkruan: Xhevahire Bajrami – Abazi

Në këtë drejtim gjatë historisë, aty zhvilloheshin konflikte të njëpasnjëshme dhe tronditëse. Gjenocidi, inkuizicioni, luftërat qindravjeçare janë koncepte dhe ngjarje që i përkasin historisë perëndimore, e që ka tendenca të vazhdimit të saj në gjithë gjeografinë botërore edhe sot por me mënyra tjera.

Tani, krahasuar me të kaluarën dhe të sotmen e të krishterëve, është një fakt i qartë se historia e Islamit ka pasur përvoja shumë pozitive në aspektin e të drejtave të njeriut.

Muslimanët janë të prirur të tolerojnë dallimet fundamentale në besim dhe adhurim. Gjithashtu janë të gatshëm t’u japin një vend të caktuar në shoqëri edhe feve të tjera ekzistente. Shoqëria islame e në veçanti ajo shqiptare – muslimane edhe gjatë historisë së saj edhe sot shfaqë tolerancë dhe pëlqim për bashkëjetesë me njerëz nga fetë e tjera edhe pse me numër shumë më të madh se të tyre.

Sipas mësimeve islame, të drejtat e njeriut janë të drejta që Krijuesi ia jep çdo anëtari të familjes njerëzore pa asnjë përjashtim. Feja, gjuha, gjinia, ngjyra, raca dhe kombësia janë dinjitet njerëzor dhe ato nuk diskriminohen. Kushti i vetëm për të fituar këto të drejta është, vetëm të qenit njeri. Prandaj, baza e të drejtave të njeriut është ekzistenca e vetë njeriut. 

Allahu e ka zgjedhur njeriun që të mbajë amanetin e tij në tokë duke i dhënë inteligjencë dhe njëkohësisht të drejtën e personalitetit që të mund të marrë përsipër përgjegjësitë që do t’ia ngarkojë. Më pas i dha imunitet, liri dhe pronë që të mund të vazhdonte jetën dhe të përmbushte detyrat. 

Fakti që arsyeja e të drejtave themelore është se këto të drejta vijnë me ardhjen e njeriut në jetë, pra hynë në fuqi që nga lindja e tij, do të thotë se këto të drejta nuk ia jep shteti as askush tjetër. Pra, këto të drejta nuk bazohen nga një marrëveshje me shtetin, por në një aprovim i marrëveshjes të bërë drejtpërdrejtë me Zotin. Si pasojë e natyrshme e kësaj, as shteti as askush tjetër nuk ka autoritet të marrë një të drejtë që nuk e ka dhënë më parë.

Shteti dhe ligjet që përcakton ai, ekzistojnë për të mbrojtur të drejtën, jo për të fituar atë. 

Liria e fesë dhe e ndërgjegjes është një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut. Nuk duhet harruar se njerëzit janë më të ndjeshëm për lirinë e fesë dhe besimit se në çdo fushë tjetër. Në këtë mënyrë ata kanë rrezikuar ta braktisin atdheun e tyre, madje kanë pranuar vdekjen për hir të besimit të tyre. Jeta e Muhamedit (a.s) është dëshmia më e madhe për këtë, dhe historia është dëshmia më e madhe e kësaj dhe ngjarjeve të ngjashme.  Për këtë, një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet rëndësisë që Mesazhi Hyjnor i jep kësaj të drejte dhe lirie.

Liria e fesë dhe e ndërgjegjes përfshinë: Besimin, adhurimin në përputhje me parimet e fesë, mësimnxënien, mësimdhënien, publikimin dhe komunikimin e fesë.

Feja është një çështje që lidhet me ndërgjegjen e njeriut dhe asnjë forcë apo detyrim nuk mund të ndikojë te kushdo që e pranon atë. Tentimi i një force të jashtme që ta shkëputë këtë lidhje është mosrespekt dhe i padrejtë ndaj vullnetit të  lirë të secilit.   

Njeriu ka drejtë të mësojë fenë në të cilën beson dhe t’ua mësojë atë brezave të ardhshëm, sepse praktikimi i fesë nuk mund të konsiderohet vetëm individual, por ajo i takon gjithë gjinisë njerëzore. Islami përfshinë afër dy miliard të njerëzimit në tokë. Prandaj, mohimi i një të drejte të një muslimani që është në një skaj të largët të botës, ndihet në zemrën e çdo besimtari në çdo cep të saj dhe se çdo reagim që vjen, vjen vetëm nga fakti i të qenurit besimtarë të drejtë.

Allahu në Kur’an thotë:

“Allahu nuk ju ndalon të jeni të mirë dhe të drejtë me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë dhe nuk ju dëbuan nga shtëpitë tuaja. Sepse Zoti i do ata që janë të drejtë.  Zoti ju ndalon vetëm të jeni miq me ata që ju luftojnë për fenë, që ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja dhe ju ndihmojnë të dëboheni.  Kushdo që i miqëson ata, ata janë zullumqarë” (Mumtehine, 60/8-9).

“Kushdo që ndjek rrugën e drejtë është në dobi të tij, e kush humbet, ai humb në dëm të tij. Ti nuk je përfaqësues i tyre” (Zumer, 39/ 41).

“Thuaj, e vërteta (ky Kuran) është nga Zoti juaj. Tani kush të dojë le të besojë, e kush të dojë le të mohojë” (Kehf, 18/29).

ShareTweet

Related Posts

Sekularizmi, prejardhja e tij (Pjesa e Dytë – VIDEO)!

November 19, 2022

Risitë dhe reformat që i bëri Omeri r.a.!

October 10, 2022

Shqiptarët janë bërë popull për t’i vajtuar, ndër të fundit në botë me studime!

September 26, 2022

Si po shpërfaqet tendenca slavo-komuniste e disa shqiptarëve për ta deniguar Islamin!

August 17, 2022

Ministrja e parë me prejardhje afrikane në Gjermani!

July 1, 2022

Ramazani si mundësi për t’i shërbyer me gjithë zemër Allahut xh.sh!

April 8, 2022
No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.