Në Ministrinë e Financave është raportuar një sulm kibernetik sot.
Siç bëhet e ditur sulm kibernetik pati pikërisht në Departamentin e Tatimeve në kuadër të MF-së.
“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialisteve të policisë për hetimin e krimeve te tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Sulmi në fjalë është konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Agim Krasniqi.
Ai deklaroi se posedon informacionin se ka pasur një sulm, por që tashmë janë duke mbledhur informacionet më të hollësishme.
“Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, tha ai.