
Publicisti Nexhmedin Spahiu ka folur sot rreth vizitës së Kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Shqipëri në kuadër të së cilës takoi homologun e tij, Edi Ramën.
Rreth paraqitjes së Kurtit me flamurin e Kosovës, të cilin dikur nuk e njihte, Spahiu vlerëson se nuk do të kishte tjetër alternativë, njofton Klan Kosova.
”Nuk ka pasur një rrugë të tretë”.
”Është protokoll dhe është një gjë që dëshmon se sa ”budallakisht” i mësojmë nxënësit tonë në shkolla përmes diskursit publik ku e zhvlerësojmë flamurin kombëtar të Kosovës, duke thënë se nuk është kombëtar por shtetëror. Në planet e Ahtisarit është definuar si flamur kombëtar”.
”Në momentin kur është hartuar Kushtetuta, nuk e kanë kuptuar dallimin, por edhe se kanë kuptuar: ”Çka do të thotë fjala Komb?”, e kështu me radhë”.
”Sikur që ka bërë edhe Presidenti me rastin e urimit të Vitit të Ri edhe Albin Kurti me rastin e intervistës në televizionin publik, ka bërë shkelje të ligjit – për një shkelje të tillë më të voglën, Presidenti Sejdiu ishte shkarkuar”.
”Është shumë e qartë në ligj se cilët flamuj dhe kur duhet përdorur. Ligjin janë duke e shkelur në mënyrë shumë brutale shumë nga zyrtarët, jo vetëm nga aspekti simbolik por edhe përmbajtësor”.
Ndërsa deklaratat e sotme të të dy kryeministrave rreth çështjes së mini-shengenit Ballkanik dhe makro-shengenit shqiptar, Nexhmedin Spahiu nuk i konsideron serioze.
”Fjala makro- shengen shqiptar dhe mini shengen ballkanik është vetëm lojë-fjalësh. Sepse nëse ai ballkanik është mini – ai shqiptar është edhe më mini. Nuk është makro pra. Nuk mund të këtë një Bashkim Europian nëse ne në Ballkan ua mbyllim dyert njëri-tjetrit. Problemi është që ne akoma psikologjikisht jemi akoma në luftë me Serbinë”.