Ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli, sot për herë të parë do të paraqitet para Dhomave të Specializuara.
Paraqitja e parë e Kadri Veselit para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të bëhet sot në ora 15:00.
“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën e DHSK’së.
Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në internet me një vonesë të shkurtër.