Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të përçarë sa sot!

January 7, 2020
98
SHARES
5.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ben Andoni

Viti 2019 u mbyll me stigma të ashpra të politikanëve shqiptarë ndaj njëri-tjetrit dhe fillimi i këtij viti nuk premton ndonjë gjë ndryshe. Në ditët e fundit, në valën e opinioneve për të ashtuquajturin mini-Shengen ballkanik, kryeministri Rama u shpreh për kolegun e tij kosovar Ramush Haradinaj si gënjeshtar!

Shkruan: Ben Andoni

I rreshtoi disa problematika, që sipas tij ishin të gabuara, dhe e bëri fajtor madje edhe për mosliberalizimin e vizave!! Haradinaj pret vetëm pak orë dhe bën një deklaratë, por pa e tejkaluar: “Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që bari nuk hamë në Kosovë, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht. Imagjinoni unë me hesht presionin për ndarje të Kosovës ose presionin që me i bë Kosovës lojëra të ndryshme që me kyç në ndonjë proces ku Kosova nuk vjen në sistem realisht, në mënyrë që Kosova me heq taksën dhe Serbia të përfitojë prej tregut tonë pa asnjë efekt pozitiv për Kosovën, kjo është e pakuptimtë” (sic.), e mbylli Haradinaj ligjërimin e tij mediatik.

Në ditët e para të Vitit të Ri 2020, në një konflikt ku Shqipëria nuk ka fare lidhje, ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, pas problemeve Serbi-Mal i Zi, e shpreh kështu mllefin e tij ndaj pasardhësit të tij në ekzekutivin shqiptar. “Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto përpjekje luftënxitëse për projektin e Jugosllavisë së Re të serbomadhit Vuçiq dhe argatit të tij në Tiranë, Zografit Bis, Ju bëj thirrje vendeve anëtare të NATO-s dhe BE të dënojë ashpërsisht këtë projekt që premton vetëm konflikte dhe destabilizim për rajonin tonë” (sic), përfundon pak orë më parë postimin e tij Sali Berisha, duke e zëvendësuar emrin e kryeministrit me një togfjalësh. Me shumë gjasë t’i shpëtojë edhe penaliteteve të ligjit anti-shpifje, për të cilat edhe u dënua pak ditë më parë.

Në vazhdën e shumë akuzave në vitin 2019 shkëpusim atë që kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, ia delegoi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me kinse këshilltarin e CDU-së, Martin Hemcen.

“O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë ‘kryekëshilltarin e Merkelit’ paske gënjyer mor burrë! Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli” (sic.), shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social. “Apo thuaj rrena është më e kollajshme se puna e shyqyr që janë qimrat.net bahrifallirakipi.lesh me krasten.com e me andilubonjen.al dhe shit rrena se i ha populli, siç i hëngrën deputetët e kryebashkiakët kur u the Gjermania është me revolucionin”.

Në një aradhë protestash zhvilluar vitin e shkuar për gati gjashtë muaj nuk bie më poshtë kreu i opozitës, por po shkëpusim një prej reagimeve të tij, që është hedhur në rrjetet sociale, sërish kundër Ramës: “Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe luks. Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik” (sic.), shkruan Basha ndërsa ka postuar edhe videon.

Këtu po kursejmë akuzat e presidentit kosovar Thaçi me ish-presidentin Berisha mbushur me fyerje të skajshme dhe anasjelltas.

Dhe, në fund, por jo më i parëndësishmi, mbetet presidenti Meta në akuzat e tij ndaj kryeministrit. “Ai ka një sëmundje të pashërueshme dhe socialistët nuk e besojnë më atë. Nuk mund të lejojmë asnjë aventurier të shkatërrojë Shqipërinë. Unë nuk kam më ndërmend të bëj koalicion me ndonjë” (sic), deklaroi Meta pak kohë më parë, por në një fushatë ku nuk i ndërpreu kurrë batutat dhe insinuatat, sidomos me kryeministrin dhe mazhorancën, duke mbajtur flamurin e Drejtësisë, por duke e tepruar me frazat bajate përcjellë përmes zyrës së tij të shtypit.

Kurrë Shqipëria nuk ka qenë në këtë gjendje, mbase edhe kur kishim një qeveri kuislingësh në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe Shqipëria e Kosova ishin pjesë e përbashkët e një formacioni shtetëror, që ishte nën një regjim pushtimi. Dhe, habia është sesa më shumë shkojnë vitet aq më të përçarë jemi, ku çdo gjë që bën një palë etiketohet si negative nga tjetra dhe anasjelltas. Asgjë nuk është e mirë sot për politikanët shqiptarë, nëse bëhet nga kundërshtari çfarëdo qoftë ajo!

Të gjithë elitat respektive të formacioneve politike jo vetëm nuk e kanë dobësuar këtë retorikë, por e ushqejnë me frymë të re, që në fund del më negative dhe më e turpshme sesa nga paraardhësit. Shqipëria, realisht, kurrë nuk ka qenë më kaq e përçarë sesa nga këto elita, që kanë krijuar vlera demokratike, që lenë jo vetëm shumë e shumë për të dëshiruar, por po e çojnë vendin në një regres të frikshëm, që mohon shpresën. /Homo albanicus/

Share32Tweet

Related Posts

Vazhdojnë përçarjet brenda LDK-së, tani edhe në këtë qytet!

October 15, 2020
No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.