“Hoti është përfolur edhe më herët, madje qysh më 29 maj të vitit të kaluar kur dhe është emëruar si i ashtuquajtur koordinator, se ka marrë hiq më pak se rrafsh-1 milion euro nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, gjoja për realizimin e programit të tij fantom, i cili për printime u tha se pati shpenzuar mbi 43 mijë euro, ndërsa ai personalisht, vetëm për vete paska shpenzuar edhe 30 mijë e 318 euro, të tjera të taksapaguesve të varfër kosovar, gjë që vërtetë është për çdo dënim, jo vetëm me fjalë por edhe me ligj e burg”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.
Siç shkruan Kosovapost, zbulimi i të dhënave të shpenzimit enorm të buxhetit të shtetit, nga ana e Rexhep Hotit, i ashtuquajturi Koordinator për arsim nga ana e PDK-së, ku sipas të dhënave, Hoti për për një vit ka shpenzuar mbi 40 mijë euro, vetëm për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat, ka alarmuar analistët politikë të cilët e kritikojnë edhe partinë politike PDK-në, që ka emëruar një zhvatës të tillë në atë pozitë, sado të panevojshme, por që e ka abuzuar deri në fund për përfitime personale.
Sipas një përllogaritje të thjeshtë, i bie që në bazë mujore, Hoti të ketë shpenzuar hiq më pak se 3 mijë euro në muaj për destinimet e lartpërmendura.
E analisti politik, Gani Qarri thotë se ky rast skandaloz tregon më së miri anën e errët të drejtësisë kosovare, e cila nuk funksionon fare kur janë në pyetje abuzuesit e mëdhenj me detyrën zyrtare, zhvatësit e buxhetit të akomoduar nëpër institucione nga rrjetet kriminale të partive politike, prandaj edhe plasin skandale të tilla.
“Vetë fakti se në bazë të të dhënave nga Zyra e Kryeministrit, Rexhep Hoti, i ashtuquajturi koordinator për arsim, detyrë e shpikur kjo, për të zhvatur buxhetin e Kosovës, së bashku me dy zyrtarët e kabinetit të tij ka shpenzuar për një vit mbi 40 mijë euro, vetëm për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat etj, do duhej të ishte shkak i mjaftueshëm, që atij qysh para pesë-gjashtë muajsh ti ishin vendosur prangat”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.
Qarri kujton se sa i takon sjelljes së Rexhep Hotit në mënyrë abuzive me detyrën zyrtare, është raportuar edhe në të kaluarën, prandaj hetimi i tij dhe zbardhja e fakteve, nuk do të ishin një gjë e pa mundur, sikur të funksiononte ligji.
“Hoti është përfolur edhe më herët, madje qysh më 29 maj të vitit të kaluar kur dhe është emëruar si i ashtuquajtur koordinator, se ka marrë hiq më pak se rrafsh-1 milion euro nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, gjoja për realizimin e programit të tij fantom, i cili për printime u tha se pati shpenzuar mbi 43 mijë euro, ndërsa ai personalisht, vetëm për vete paska shpenzuar edhe 30 mijë e 318 euro, të tjera të taksapaguesve të varfër kosovar, gjë që vërtetë është për çdo dënim, jo vetëm me fjalë por edhe me ligj e burg”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.
Discussion about this post