Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka realizuar një video ku ka dërguar mesazh të qartë presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë.
Ahmeti i ka thënë Thaçit e Kurtit t’i lënë anash përplasjet dhe të vijnë t’i ndihmojnë qytetarët për shpërndarjen e ndihmave për familjet me nevojë.
Ai ka ftuar që t’i lënë deklaratat dhe kërcënimet dhe të fokusohen në krizën që Kosova po kalon me pandeminë COVID-10.
Video e tij është shpërndarë edhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett