Rusia pushtoi termocentralin bërthamor të Zaporizhia, i cili mori flakë gjatë luftimeve mbrëmë. Termocentrali më i madh në Evropë, i cili i mbijetoi rrezikut nga zjarri, ndodhet 677 kilometra larg kufirt me Turqinë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, në deklaratën e saj ka bërë të ditur se nga incidenti janë lënduar dy persona dhe se nuk ka pasur rrjedhje radioaktive.
Një zjarr ka rënë mbrëmë si pasojë e sulmit të ushtarëve rusë në termocentralin bërthamor Zaporizhia në Enerhodar të Ukrainës. Zjarri në zonën ku ndodhet termocentrali është shuar, por rreziku nuk ka kaluar. Reuters njoftoi se termocentrali është pushtuar nga trupat ruse në mëngjes.
Konfliktet krijojnë probleme edhe në kontrollin e termocentralit. Gjatë përleshjeve të mbrëmjes së djeshme, zjarrfikësit nuk kanë mundur të nisin procesin e shuarjes. Mirëpo, në orët në vijim ka nisur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe zjarri është vënë nën kontroll pas kaosit.
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, “Ne kemi marrë nën kontroll termocentralin bërthamor të Zaporozhye, termocentrali vazhdon aktivitetin e tij normal. Ukraina është përgjegjëse për zjarrin që shpërtheu në termocentral.
“Normalizoni marrëdhëniet tuaja me Rusinë”, i bëri thirrje botës presidenti rus Vladimir Putin.