Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë emëruar për Drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin, si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.
Sipas njoftimit për media, ky vendim është marrë bazuar në nenin 84, paragrafin 21, bazuar në nenin 94, paragrafin 8, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ndryshe ky emërim vije pasi që ditë më parë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj kishte pranuar dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga pozita e drejtorit të AKI-së.
Haradinaj kishte pohuar se Maxhuni ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post