Shumë pacientë mëngjesin e sotëm janë kthyer mbrapa nga QKUK pasi qysh në orën 07:00 të mëngjesit ka filluar greva tetë orëshe në të gjitha Klinikat Universitare, përjashtim të Klinikës Emergjente.
Qytetarët që kishin mësyrë QKUK-në mëngjesin e sotëm janë shprehur të mllefosur me gjendjen, ndërsa fajësojnë institucionet e vendit, raporton KP.
Ndërsa, zyrtarë të Federatës së Shëndetësisë e arsyetojnë grevën.
Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e pezullimit të Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese.
Discussion about this post