Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Marrja e përditshme e aspirinës mund të shkaktojë dëme serioze!

10/16/2021
5
SHPERNDARJE
882
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Njerëzit që nuk vuajnë nga zemra, nuk duhet të marrin aspirinë përditë. Kështu thuhet në udhëzimet paraprake të një grupi me peshë ekspertësh amerikanë.

Nëse udhëzimet marrin formë përfundimtare, ato do të ndryshojnë plotësisht rekomandimet e dhëna në vitin 2016 që sugjeronin përdorimin e aspirinës me dozë të vogël për të parandaluar goditjet në zemër dhe në tru.

Personat që nuk vuajnë nga zemra nuk duhet të marrin një dozë të ulët të përditshme aspirine, 81- 100 miligramë, për të parandaluar goditje të mundshme në zemër, thuhet në udhëzimet paraprake të qarkulluara nga një organizatë me peshë në fushën e shëndetësisë.

Grupi Amerikan i Punës për Shërbimet Parandaluese është një entitet i pavarur ekspertësh, që analizon punën kërkimore dhe literaturën mjekësore, për të dhënë rekomandime periodike, për masat që duhen marrë për mbrojtjen e shëndetit të publikut. Grupi i punës thotë tashmë se rreziku i hemorragjisë tek personat mbi 60 vjeç është më i madh se mbrojtja që mund të ofrojë aspirina.

“Sipas të dhënave më të fundit, ne tashmë rekomandojmë që personat 60 vjeç e lart të mos fillojnë të marrin aspirinë, pasi dëmi është më i madh se përfitimi”, thotë Dr. John Wong, përfaqësues i grupit të punës.

Nga ana tjetër, rekomandimi i ri thotë që personat në të 40-at ndoshta mund ta marrin aspirinën me dozë të vogël nëse nuk rrezikohen nga hemorragjitë e brendshme. Gjithashtu, rekomandimi thotë se për personat nga 40-59 vjeç që janë të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, përfitimet nga përdorimi i aspirinës janë të vogla. Grupi i punës rekomandon që aspirina duhet marrë pas konsultimeve me mjekun.

“Është një zhvillim tepër domethënës, në veçanti për përdorimin e aspirinës nga pacientët e moshuar që nuk kanë patur ndonjëherë probleme zemre, por që duan t’i parandalojnë. Është një segment i madh i popullsisë që e merr aspirinën për këtë arsye”, thotë Dr. Lauren Block, nga Instituti Feinstein për Kërkime Mjekësore.

Rekomandimet e reja mund të ndikojnë tek miliona njerëz në mbarë botën. Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, me rreth 659 mijë vdekje në vit sipas CDC-së (Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve). Goditjet në tru janë shkaku i pestë i vdekjeve, me rreth 150 mijë në vit.

“Po u kërkojmë pacientëve që janë të shqetësuar për mundësinë e një ataku kardiak që të bisedojnë për këtë çështje me doktorin e tyre. Është e rëndësishme ta dinë se aspirina mund të shkaktojë dëme serioze dhe se ky rrezik rritet me kalimin e moshës”, thotë Dr. John Wong, përfaqësues i grupit të punës.

Aspirina njihet më shumë si ilaç për dhimbjet, por gjithashtu shërben si hollues gjaku që mund të zvogëlojë mundësinë e trompozave. Prej vitesh, mjekët kanë rekomanduar marrjen e përditshme të aspirinës në doza të vogla për personat që kanë patur tashmë goditje në zemër apo në tru. Udhëzimet e reja nuk ndryshojnë rekomandimin për këtë kategori pacientësh. Megjithatë, studimet më të fundit theksojnë rrezikun e hemorragjisë, si nëpërmjet ulçerave, apo në sistemin e tretjes, të cilat mund të jenë me pasoja fatale./VOA

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

Mjekët po ikin nga ju, jo pse po dëshirojnë ata!

Mjekët po ikin nga ju, jo pse po dëshirojnë ata!

Pse e qeshura është ‘ilaç’ për shpirtin dhe sa i ndihmon trupit të njeriut!

Pse e qeshura është ‘ilaç’ për shpirtin dhe sa i ndihmon trupit të njeriut!

Mjeket

Punëtorët e shëndetësisë do të protestojnë para qeverisë!

Hudhra-duart

Si ta menjanoni erën e hudhrës nga duart tuaja?

Ushqime

Ushqimet shkatërruese të imunitetit dhe organizmit tonë!

Mos i humb

Udhëzimi administrativ që ndalon shaminë, MASHTI: Do të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore!
Kosovë

Udhëzimi administrativ që ndalon shaminë, MASHTI: Do të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore!

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), u zotua të enjten se do të përmbushin të...

DW/Analisti amerikan Edward Joseph: Open Balkan minon Procesin e Berlinit!

DW/Analisti amerikan Edward Joseph: Open Balkan minon Procesin e Berlinit!

Zgjedhjet në Turqi

Mustafë Bajrami/ Sondazhet e fundit: Erdogan lideri politik më i pëlqyer në Turqi, AKP prinë para partive tjera!

Lufta-e-Trete-Boterore

A është e afërt Lufta e Tretë Botërore?

Islam

Pluralizmi Islam dhe globalizmi!

Besa Ismaili

Besa Ismaili PDK-së: Asociacioni po vjen, qeveria po gënjen!

Ushtria serbe

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.