Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Life Style

Pse e qeshura është ‘ilaç’ për shpirtin dhe sa i ndihmon trupit të njeriut!

April 1, 2022
8
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E qeshura është një reagim emocional, shkaktuar nga një përvojë komike ose nga ndjenja të forta gëzimi, kënaqësie, mirëqenieje ose argëtimi, të cilat përfshijnë të gjithë trupin.

Është një shpërthim i lumturisë, argëtimit dhe gëzimit, psikika nuk është në gjendje ta përmbajë dhe që, si një orgazmë, shpërndahet në të gjithë trupin. Siç e dinin të lashtët dhe siç e kanë vërtetuar studimet mjekësore të viteve të fundit, e qeshura është e mirë: përmirëson cilësinë e marrëdhënieve, redukton stresin e përditshëm dhe e mbush jetën me humor, shkujdesje dhe entuziazëm.

I BËN MIRË TRUPIT DHE MENDJES

Shumë studime kanë konfirmuar se e qeshura është shumë e rëndësishme për mirëqenien dhe për shëndetin e psikikës dhe trupit. Përmirëson dhe rregullon frymëmarrjen dhe oksigjenimin e gjakut, redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe forcon sistemin imunitar. Përveç kësaj, ul nivelet e kortizolit në gjak dhe stimulon sekretimin e endorfinës në nivel nervor.

Prandaj e qeshura është një antidot i shkëlqyer ndaj stresit, ajo parandalon dhe lufton ankthin dhe depresionin dhe nxit gjendjen e qetësisë, të relaksimit dhe gëzimit. Dhe kur njerëzit qeshin në shoqëri, ata ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

ËSHTË NJË FENOMEN UNIVERSAL

E qeshura është një lëvizje e thellë, tërësore që ka qenë gjithmonë dhe universalisht pjesë e botës njerëzore.

Ne nuk e dimë pse njerëzit qeshin.

Është një mekanizëm i brendshëm i lindur dhe instinktiv që nuk është e mundur të mësohet. Edhe kur fëmijët janë ende të verbër dhe të shurdhër dhe nuk kanë mësuar ende të flasin, ata dinë të qeshin. E qeshura, në fakt, është një nga reagimet e para emocionale që ndodh tek fëmija: që pas 17 ditësh nga lindja, të sapolindurit lëshojnë tingujt karakteristikë të zërit dhe marrin shprehjet e fytyrës së të qeshurit. Ky është ndoshta reagimi më spontan i emocioneve: nuk është e mundur të parashikohet ose programohet e qeshura, e cila shpërthen, buron nga brenda dhe na kthen në kontakt me anën tonë fëmijërore, Puer Aeternus që është e pranishme në secilin prej nesh. Rritemi, ndeshim problemet, përgjegjësitë, vështirësitë e jetës, por brenda nesh ajo vazhdon të rrjedhë me energji gazmore, e shkujdesur dhe krijuese. Për këtë, grekët kishin një zot-fëmijë, Hermesin, i cili ishte gjithashtu zoti i shërimit.

E QESHURA NË LASHTËSI

Bota e lashtë e dinte mirë vlerën dhe rëndësinë e të qeshurës, të cilën e konsideronte të shenjtë dhe hyjnore. Eshtë i famshëm humori hebraik, rrënjët e të cilit janë shumë të lashta: në Tora dhe në Talmud gjenden histori me humor.

Me ironi, mësuesit e vjetër u shëruan duke vënë në pikëpyetje dogmat e besimit dhe të fesë, por mbi të gjitha mësonin se jo frika dhe pendimi, por gëzimi dhe hareja e afron njeriun me Zotin.

Grekët, gjithashtu i donin shumë barcaletat.

Në Athinë kishte një rreth prej 60 vetësh të quajtur Të Gjashtëdhjetët, të cilët mblidheshin në tempullin e Herakliut për të treguar barcaleta dhe batuta. Për shkak të kësaj, barcaletat në Greqi shpesh fillonin me formulën “Të gjashtëdhjetë tregojnë se …”.  

Në simpozium të ftuarit e argëtonin mysafirin me shaka dhe barcaleta: konsiderohej shumë e vrazhdë të paraqiteshe në banket pa një shaka të re ose një barcaletë për t’u thënë të pranishmëve. 

Tradicionalisht, barcaletat përcillen gojarisht, por nga bota helene kemi një koleksion historish qesharake që qarkulluan në Greqi në shekullin e IV pas Krishtit: Philogelos (që do të thotë “dashnor i të qeshurës”).

Protagonist i shumicës së këtyre barcaletave është skolastiku, pra intelektuali, mendimtari, teprica e arsyetimit dhe reflektimit të të cilit e bën absurd dhe paradoksal, larg arsyes së shëndoshë dhe thjeshtësisë së realitetit. 

ShareTweet

Related Posts

Moderatorja e njohur kosovare, Myrvete Qerkezi befason me deklaratën e saj për QKUK-në: Jam e fascionuar me rregullin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor!

Moderatorja e njohur kosovare, Myrvete Qerkezi befason me deklaratën e saj për QKUK-në: Jam e fascionuar me rregullin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor!

August 12, 2022
Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

June 24, 2022

Si ta menjanoni erën e hudhrës nga duart tuaja?

October 24, 2021

Ushqimet shkatërruese të imunitetit dhe organizmit tonë!

October 23, 2021

Pirja e rregullt e kafesë jep ndryshime funksionale në tru!

October 22, 2021

Përfitimet shëndetsore në organizëm nga eleminimi i ëmbëlsirave!

October 20, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.