
Drejtoria e Shërbimeve Publike në kuadër të projektit për rehabilitimin e rrugëve me asfalt, ka përfunduar punimet për asfaltimin e rrugës “Ernest Koliqi”.
Për t’i parë nga afër punimet e realizuara në këtë rrugë, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori Levent Kasëmi.
Asfaltimi i kësaj rruge në gjatësi prej 185 metra dhe gjerësi prej 4.5 metra është bërë në dy shtresa, ndërkaq përveç kësaj janë realizuar edhe punimet për nivelizimin e pusetave ekzistuese.

Discussion about this post