Presidenti i Francës Emmanuel Macron njoftoi sot zgjatjen e izolimit të vendit për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Bllokimi, tha Macron, do të shtyhej deri më 11 maj.
Kjo vjen në një kohë kur epidemia e koronavirusit në Francë po tregon shenja të ngadalësimit.
“Shpresa po kthehet, por asgjë nuk është e sigurt”, tha Presidenti.
Pak minuta para se të fillonte të fliste në adresimin e tij të tretë për krizën, para kombit, autoritetet në Francë publikuan shifrat e përditshme mbi vdekjet dhe rastet e koronavirusit.
Kishte 574 vdekje të tjera në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm afër 15,000, thanë autoritetet franceze shëndetësore.
Sipas rregullave, të cilat zbatohen nga policia, kushdo që del jashtë i kërkohet që të marrë një dokument që tregon arsyen pse duhet të largohen nga shtëpia.
Siç shkruan BBC teksa falënderoi punonjësit thelbësorë në të gjithë sektorët për “lejimin e kombit tonë të vazhdojë të funksionojë” gjatë pandemisë, ai pranoi se qeveria franceze nuk ishte e përgatitur për krizën, si dhe mangësitë në shpërndarjen e furnizimeve mjekësore në spitale.
Sipas Macron, kufijtë e Francës do të qëndrojnë të mbyllura për vendet jo anëtare të BE-së deri në një njoftim të dytë.
|Restorantet, baret, kinematë dhe vendet e tjera publike do të qëndrojnë të mbyllura dhe festivalet nuk mund të mbahen deri në mes të korrikut, të moshuarit, dhe ata me aftësi të kufizuara ose që vuajnë nga sëmundje kronike, duhet të qëndrojnë të izoluar edhe pasi të fillojnë të lehtësohen kufizimet, shkollat, kolegjet dhe shkollat e mesme gradualisht do të hapen nga 11 maji, të gjithë personat me simptoma të koronavirusit do të testohen nga 11 maji. Në bashkëpunim me partnerët e saj në BE, Franca do të mbështesë studimet për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit”, tha Macron.