Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Ukraina/ Kriza më e madhe e tanishme që ka kapluar botën: Çka do të ndodhë me Rusinë në ditët në vijim?

02/12/2022
12
SHPERNDARJE
5.3k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mustafë Bajrami

Tanimë 120,000 ushtarë rus në 9 divizione janë pozicionuar përreth kufirit me Ukrainën. Qindra tanke e mijëra minahedhës e artileri tjera i kanë drejtuar tytat e tyre kah Ukraina. Nga 20 mijë ushtarë sa kishte ky vend përreth kufirit me Rusinë, atje janë dërguar edhe 80,000 të tjerë dhe janë vënë në gjendje gatishmërie. Shtetet përreth si dhe Turqia po përcjellin ngjarjet nga për së afërmi. Ushtritë e Kinës dhe Japonisë kanë filluar lëvizje të papara deri më tani. Vendet evropiane po bëjnë çmos të tejkalohet kriza, ndërsa SHBA-ja dhe Britania kanë kërcënuar Rusinë se në rast se sulmon Ukrainën, atë do ta prekë më e keqja. Gjermania e ka cilësuar situatën si “shumë, shumë serioze”.

Shkruan: Mustafë Bajrami

Bazuar në rrethanat e krijuara në rajon, kryeministri britanik nga Brukseli ka thënë se një luftë në Ukrainë do të ishte katastrofike e cila do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Rusisë. Në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Johnson dhe Stoltenberg kanë shprehur shqetësimet e tyre të mëdha. Pas Brukselit, Johnson shkoi në Varshavë nga ku paralajmëroi për një qëndrim të ashpër kundër përpjekjeve të Rusisë për t’i përçarë partnerët e NATO-s. Edhe kryeministri polak, Morawiecki tha se qëllimi i Putinit është të copëtojë NATO-n, andaj është e domosdoshme të tregojmë gatishmërinë tonë për të qenë të bashkuar.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg ka thënë se numri i forcave të armatosura ruse po rritet ndërsa koha e paralajmërimit për një sulm të mundshëm po zvogëlohet. Megjithëqë ai e bëri me dije Putinin se NATO nuk është kërcënim për Rusinë, në fund deklaroi se duhet të qëndrojnë të përgatitur për më të keqen.

Gjithashtu, në Rumani kanë arritur njësite të ushtrisë amerikane që kanë sjellë teknologji të avancuar ushtarake. Numri i ushtarëve amerikan të pozicionuar deri më tani në Rumani ka mbërri në 1600. Edhe aleatët më të rëndësishëm perëndimorë në një video-konferencë kanë theksuar edhe njëherë vendosmërinë a tyre për sanksione të shpejta e të thella në rast të një sulmi rus në Ukrainë.

Kështu, Berlini zyrtarë deklaron se Bashkimi Evropian dhe NATO e vlerësojnë situatën si “shumë, shumë serioze”. Gjatë gjithë javës në Berlin kanë qëndruar presidentë e kryeministra të Francës, Polonisë, Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë ku kanë kërkuar “udhëzime” dhe ndihmë në lidhje me atë si të veprohet para një konflikti kaq serioz që po kërcënon Evropën.

Qeveria gjermane u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen urgjentisht nga Ukraina. Edhe SHBA-ja njëjtë kështu i fton amerikanët të lëshojnë Ukrainën. Dje Washingtoni zyrtarë u ka thënë atyre se Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë në gjendje të mbrojnë asnjë amerikan në Ukrainë në rast se shpërthen lufta. Edhe Macron i “këshilloi” francezët të ikin nga atje. Turqia e Zvicra gjithashtu. Kina ka dërguar aeroplanë në Kiev për të evokuuar qytetarët e saj sikur edhe shumë shtete të tjera që po u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të lëshojnë Ukrainën. E nga brenda, të gjitha fshatrat përreth kufirit me Rusinë janë zbrazur. Popullata e atjeshme ka ikur në drejtim të brendisë së vendit. Megjithëqë presidenti i Ukrainës u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër vatrat e tyre, ata e dinë mirë se çka u kishte ndodhur në vitin 2014 kur Rusia pushtoi Krimenë dhe masakroi opullsinë e pafajshme.  

Kjo është vetëm një copëze tabllos së paraluftës katastrofike në po troket në dyert e Evropës. Por, në fakt, ku është problemi dhe si ta kuptojmë gjenezën e krizës në Ukrainë. Ku i ka rrënjët kjo katrahurë dhe a mund të tejkalohet ajo? Për më tepër, shtrohet pyetja, cilat janë ndryshimet e mëdha që po e presin botën, nisi lufta apo nuk nisi?

Problemi i tanishëm në Ukrainë nuk është i ri. Për ta kuptuar një krizë serioze si kjo, kërkohet kthim prapa në mënyrë që të mësohen shkaqet që sollën këtë gjendje. Njohja e shkaqeve të një problemi ofron mundësinë e kuptimit dhe shtjellimit të tij problemi. Domethënë, është e nevojshme të shikohet në shkaqet që sollën këtë krizë, shkaqe këto të cilat disa prej tyre burojnë nga vet mjedisi dhe historia e regjionit, e disa të tjera vijnë nga jashtë.

Nga këndvështrimi i pasojave që mund të sjell kriza e Ukrainës, nuk ka rëndësi nëse ajo u shfaq për shkak të faktorëve brenda regjionit apo u nxitë nga jashtë. Sepse pasojat shkatërruese për atë pjesë të botës dhe për Evropën janë të barasvlershme. Megjithëkëtë, duke mos gjetur këtu hapësirë të mjaftueshme për të folur rreth përplasjeve të vazhdueshme që kanë ndodhur në histori midis Perëndimit dhe Lindjes, kriza e tanishme në Ukrainë fillet i ka në vitin 2014. Pra, në vitin kur Rusia pushtoi Krimenë dhe e aneksoi të tërën. Përtej kësaj, Deklarata e Belfastit kishte nënvizuar se Rusia dhe terrorizmi janë dy rreziqet më të mëdha që kanosin botën. Rreth kësaj vazhdimisht është folur nëpër kryeqendrat kryesore të botës, e së fundmi edhe në Samitin e NATO-s në qershorin e vitit të kaluar. Deklaratat e tilla si dhe këto qëndrimet tashmë të njohura të vendeve perëndimore, Rusia i lexoi si rrezik potencial për sigurinë e saj. Kështu, në vitin 2008 ajo ndërhyri në Gjeorgji, e pastaj edhe në Ukrainë. Shtrohet pyetja përse Rusia ndërhynë pikërisht në këto dy vende? Thjeshtë. Sepse në Samitin e Bukureshtit të vitit 2008, anëtaret e NATO-s kishin folur për anëtarësimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO. E kjo, nga ana e Rusisë u lexua si kërcënimi më serioz i mundshëm për sigurinë e saj. Dhe, veproi siç është e ditur e do të veprojë për aq sa do ta ketë fuqinë.

-VAZHDON-

*Në vazhdim do të lexoni për gjenezën e problemit të Ukrainës, për problemin e tubacionit veriorë, për ndasitë midis Gjermanisë dhe SHBA-ve si dhe të tjera që ndërlidhen me njërën prej krizave më të mëdha në botë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Bahri-Gashi

Koncepti i ri Strategjik i NATO-s!

Rusia sërish kërcënon me armë bërthamore, Lavrov: Do t’i përdorim ato në rast!

Rusia dhe Serbia goditen rëndë: Anulohet vizita e Lavrovit në Serbi!

Macron-Rusia

Macron i del karshi botës perëndimore: Ne nuk duhet ta përbuzim Rusinë

Treshja e re moderne: Kinë-SHBA-Rusi!

A do të jetë zgjerimi i NATO-s një kërcënim apo një avantazh? Putin nuk do të rrezikojë një sulm tjetër!

Treshja e re moderne: Kinë-SHBA-Rusi!

Pasojat gjeostrategjike të luftës së Rusisë kundër Ukrainës!

Rusia kërcënon NATO-n: Mos i jepni ndihma ushtarake Ukrainës, do të ju godasim me precizion të lartë dhe do të vrasim diplomatët tuaj në Kiev!

Rusia kërcënon NATO-n: Mos i jepni ndihma ushtarake Ukrainës, do të ju godasim me precizion të lartë dhe do të vrasim diplomatët tuaj në Kiev!

Mos i humb

Muhamed Salah nënshkruan kontratën edhe për 3 vite, bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpool!
Liverpool F.C.

Muhamed Salah nënshkruan kontratën edhe për 3 vite, bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpool!

Mohamed Salah ka nënshkruar kontratë të re me Liverpool për 3 vite, me egjiptianin që mund të...

nuredin-lushtaku

Ekskluzive: Gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij dyshohet se plagosën policët e Kosovës, policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre!

Lajmi i Fundit

Ekskluzive: Shkëmbim zjarri në Skenderaj, dy policë të plagosur!

Hysamedin-Ferraj

Shoh, dhe habitem!

Donika-Gervalla

Gërvalla: S’ka datë për liberalizim të vizave, askush s’e di!

Sabina-Fati

A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?

Opinion-Analize

Çfarë nuk i lejohet një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur?

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.