Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Politologu i njohur shqiptar, Bardhyl Mahmuti: Kush po e kërkon kokën e ambasadorit Qëndrim Gashit?

October 21, 2020
29
SHARES
5.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Bardhyl Mahmuti

Vrasja mizore me prerje koke e Samuel Paty, profesor i lëndës histori-gjeografi në kolegjin Le Bois d’Aulne të qytetit Conflans-Sainte-Honorine, në Francë, tronditi opinionin publik ndërkombëtar. Arsye e vetme përse u vra ky profesor lidhet me faktin se gjatë ligjërimit për temën rreth “kufizimeve të lirisë së shprehjes” nxënësve u kishte treguar dy karikatura.

Karikatura e parë e njohur nga filmi “Pafajësia e myslimanëve” (2012), i producentit me origjinë egjiptiane Nakula Basele Nakula, paraqet një njeri të zhveshur, të cilit i është vënë emri Muhamed dhe nga prapanica e tij “lind një yll”. Në atë kohë kjo karikaturë shkaktoi trazira të mëdha në disa vende të botës, ndërkaq në sulmin e 11 shtatorit 2012 në Bengazi të Libisë u vra disa persona në mesin e të cilëve ishte ambasadori i SHBA-ve, J. Christopher Stevens, dhe funksionari i kësaj ambasade,Sean Smith.

Ndërkaq karikatura e dytë është publikuar në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo”, pas atentatit të 7 janarit 2015, të kryer nga terroristët islamikë Sherif dhe Said Kuashi. Të rikujtojmë se gjatë sulmit terrorist në lokalet e redaksisë së kësaj gazete u vranë njëmbëdhjetë persona, tetë prej të cilëve ishin anëtarë të redaksisë së “Charlie Hebdo”. Në këtë karikaturë prezantohet “Charlie Hebdo” si një njeri i vetëm, i cili deklaron: Tout est pardonë (çdo gjë u është falur)!

Megjithëse është e njohur se “Charlie Hebdo” satirizon të gjitha religjionet, ato u bënë objekt sulmi nga fondamentalistët islamikë.

Në qoftë se merret si fyerje karikatura e një personi të zhveshur me emrin Muhamed, nga prapanica e të cilit “lind një yll”  atëherë kjo karikaturë është shumë më tepër një fyerje drejtuar të krishterëve dhe hebrenjve se sa myslimanëve.

Të sqarojmë këtë aspekt të karikaturës.

Në bazë të rrëfimeve biblike (Mateu, Kapitulli 2) lindja e Jezu Krishtit, që konsiderohet Zot për të krishterët, u shoqërua me LINDJEN E NJË YLLI, që u tregoi rrugën tre “mbretërve të urtë” që kishin ardhur për të shënuar këtë ngjarje të jashtëzakonshme.

Për t’i dhënë karakter universal kësaj lindjeje, në literaturën e mëvonshme të Etërve të Kishës, “mbretërit e urtë” të Mateut u emëruan: Melhior, si përfaqësues i Evropës, Gaspar si përfaqësues i Azisë dhe Baltazar, si përfaqësues i Afrikës. (Në atë kohë nuk njiheshin kontinentet tjera, prandaj mungojnë përfaqësuesit e Amerikës dhe Australisë) .

Sipas po të njëjtit rrëfim, këta mbretër iu drejtuan Herodit, mbretit të atëhershëm të hebrenjve, me këto fjalë: ”Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar’.

Të interesuarit për këtë rrëfim mund të vazhdojnë të lexojnë interpretime të ndryshme të kësaj ngjarjeje biblike. T’i kthehemi karikaturës në fjalë.

Nëse gjykojmë me nocionet e “fyerjes” dhe “provokimit” të ndjenjave religjioze, atëherë mund të themi pa asnjë ngurrim se nuk mund të ketë fyerje më të madhe për të krishterët sesa aluzioni i lindjes së Krishtit, Zotit të tyre, nga prapanica e një personi me emrin Muhamed. Megjithatë askush nga të krishterët nuk nxiti fondamentalistët që kanë në gjirin e vet që t’ia presin kokën një profesori që trajton rrezikun që i kanoset lirisë së shprehjes mendimeve, si njërën nga vlerat themelore mbi të cilën funksionojnë shoqëritë euroatlantike.

Përpjekjet për t’ua ndaluar qytetarëve të shoqërive demokratike perëndimore që të shprehin lirshëm mendimet e tyre është një përpjekje e destinuar të dështojë në mënyrë të turpshme. Ata që hoqën qafe diktatin e Vatikanit, nuk do të durojnë ithtarët e ISIS-it apo talebanëve të Afganistanit t’ua përcaktojnë “temat legjitime” për të cilat duhet të japin mendimet e tyre!

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi publikoi në Twiterin e tij një shkrim që përshkruante kronologjinë e ngjarjeve që sollën deri te prerja e kokës së një profesori francez. Në këtë publikim të tij nuk ka asnjë fjalë të vetme të Qëndrim Gashit, që do të konsiderohej fyerje për dikë, siç nuk mund të gjenden fjalë fyese as në shkrimin që ka shpërndarë. Nëse dikush mendon se Qëndrim Gashi, apo kushdo qoftë tjetër, duhet të censurojë vetveten dhe shkrimet  e autorëve të tjerë para se t’i publikojë në profilin e vet, atëherë kjo dëshmon se çfarë shoqërinë ëndërrojnë të krijojnë talebët e kësaj provinience religjioze.

Fatwa publike e Bashkësisë Islame të Kosovës kundër Qëndrim Gashit është e të njëjtës natyrë nxitëse si e prindërit të njërit nga nxënësit e profesorit francez që iu pre koka. Si e tillë, kjo Fatwa paraqet rrezik për integritetit fizik dhe moral të Qëndrim Gashit dhe si e tillë ajo duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të madhe nga institucionet e drejtësisë së shtetit të Kosovës. Heshtja përpara kësaj nxitjeje që kërkon kokën e një njeriu dhe mosveprimi me masa parandaluese, i bën bashkëpërgjegjës institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës.

P.S.

Në kontekst ku nxitja e besimtarëve mund të ketë pasoja të paparashikueshme, një bashkësi e mirëfilltë islame do të duhej të ulte tensionet dhe në këtë rast do të citonte fjalët e Kuranit: “O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi” (Kuran, 5: 8, përkthimi i Hasan Nahi).

ShareTweet

Related Posts

Risitë dhe reformat që i bëri Omeri r.a.!

October 10, 2022
Drita e Zotit- Muhamedi alejhi salatu ve selam!

Drita e Zotit- Muhamedi alejhi salatu ve selam!

October 18, 2021

Deklarohet Qëndrim Gashi pas lirimit të tij nga detyra e ambasadorit në Francë!

May 19, 2021

Kushtetuta e Medinës: traktati i parë legjislativ i Islamit, mbrojtja e hebrenjve dhe krishterëve!

May 17, 2021

Teologu i Kishës Suedeze: Edhe të krishterët mund ta pranojnë Muhamedin si profet!

March 21, 2021

Ambasadori Qëndrim Gashi pritet nga ambasadori i Izraelit në Paris!

March 16, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.