Sezoni dimëror po vjen, derisa Policia e Kosovës ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me mjetet e nevojshme dimërore.
Nga 15 nëntori deri më 15 mars sipas policisë kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore.
Policia u ka apeluar shoferëbe që të nisin përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror.
Kujtojmë se për ata që nuk i përfillin këto rregulla, pasojnë gjobat. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post