Ai që më motivoi të shkruaj për këtë temë janë ngjarjet e fundit që filluan këtë vit me rastin e virusit Covid 19. Gjatë hulumtimit rreth temës, mësova për një pllakë prej bazilti i gdhendur në mënyrën më të përsosur të mundshme. Interpretuesit përfunduan se, në të është portreti i Musait a.s., Samiriut dhe shenjat e Iblisit – Allahu i Lartëmadhëruar e di më së miri.
Shkruan: Muhamed KAJOLLI
Pllaka:
Në jug të Sirisë, në vitin 2014 është gjetur një pllakë e gdhendur prej bazili. Madhësia e saj është 45/30/10 cm. Nuk dihet autori. Shumica e muslimanëve ia atribuojnë xhinëve të Sulejmanit a.s., nëse jo, atëherë, ai i cili e ka punuar duhet të ketë qenë një artist shumë madh, sepse në sajë të mjeshtërisë së tij edhe pas rreth tre mijë vjetëve është deshifruar puna e tij. Kjo pllakë pasi i është ekspozuar shitjes, kaloi në veshët e familjes mbretërore të emirateve. Ajo sot gjendet tek familja Ali Nahjan në Dubaj. Pas shumë studimeve të kësaj pllake, bazuar në vjetërsinë e saj, kjo pllakë përkon me kohën kur ka jetuar Sulejmani a.s. Mirëpo, vetëm Allahu i Lartëmadhëruar e di më së miri.
Për deshifrimin e pllakës u morën studiues të shumtë arabë e jo arabë. Deshifrimi më i parapëlqyer dhe më i logjikshëm doli të jetë ai i Abdul Kerim el Xhevherij, i cili, në saje të figurave shtesë që arriti t’i shikojë në të, doli të jetë deshifrimi më i saktë. Që prej ditës kur e bëri publike, pra, kur e deshifroi atë, ajo pllakë më asnjëherë nuk është ekspozuar. Çudi!
Sipas el Xhevherijut: Për ta kuptuar se ç’ka gdhendur autori i pllakës, atij i duhej durimi dhe gjithsesi njohja e saktë e historisë së librave të Shenjta. Pllaka është tridimensionale:
- Pamja e parë: Të jep përshtypjen e një portreti të një njeriu serioz dhe të fuqishëm. El Xhevheriju thotë se është portreti i Musai a.s.. Shih (fig.1). Natyrisht, askush nuk mund të pretendojë e të thotë se është Musai a.s., mirëpo, kur deshifruesi dëgjohet me vëmendje deri në fund, dhe kur ai të sjell argument pas argumenti, vërtetë të bën për vete
(Figura: 1)
Se, a është vërtetë portreti i Musait a.s. në këtë pllakë, el Xhevheriu nxjerr këto argumente:
- Në mollëzën e fytyrës së këtij portreti është një figurë gjarpëri. Dihet se një prej mrekullive të Musai a.s. ishte shkopi që shndërrohej në gjarpër.
- Gdhendjet tek mjekra janë të çuditshme, gjë që prej saj nxori një figurë e cila është e ngjashme me kokën e lopës. Kurani ka një kaptinë që quhet Lopa dhe, të gjithë ata që e dinë tregimin e kësaj ngjarje të ndodhur në kohën e Musait a.s. nga Kurani famënaltë, do t’i jepte të drejtën deshifruesit të pretendojë në të. Pra, nga ky këndvështrim, përveç një portreti të thjeshtë, shihen edhe këto dy figura tjera, gjarpri dhe koka e lopës. (fig.2-3) Por lexuesi duhet të ketë durim, sepse jo vetëm këto dy figura përcaktojnë portretin.
(Figura: 2-3)
Sa për fillim, këto dy argumente janë të mjaftueshme për të aluduar se, pllaka për qëllim ka pasur të paraqesë portretin e Musait a.s.
- Pamja e dytë: Po këtë pllakë, nëse e rrotullojmë për 180 shkallë (40/30), pra, nga jugu në veri, na jep një pamje tjetër. Në këtë foto janë përshkruar detajet si më poshtë vijon:
- Shihet qartë se kemi të bëjmë me një profil të një njeriu të shthurur dhe të çuditshëm. Në shikim të parë të përshtypjen se vërtetë kemi të bëjmë me një njeri të shthurur. Mirëpo, është këtu gjejmë figura të tjera:
- Në ballin e tij është pikturuar akrepi, shih (fig 4), e nëse hiqet akrepi që këtu, atëherë, na del një profil i një njeriut me ballë të madh dhe pa sy. (shiko fig.5)
- Piktura nga e majta (sipër) është fytyra e një majmuni. (shiko fig. 6)
- Piktura nga e djathta (sipër) është kurora e faraonëve. (shiko fig.7)
- Piktura nga e majta (poshtë) është koka e një derri (shiko fig.6)
- Piktura nga e djathta (poshtë) është fytyre e një njeriu me mjekër dhe me sy të verbër. (shiko fig. 7)
Pllaka 45/30 shikimi nga jugu në veri
(Figura 4-5)
Të gjithë ata që kanë lexuar historinë islame, e kanë të qartë se, ata që nuk e besuan Musain a.s. u shndërruan në majmunë e derra, ndërsa Samiriu u dënua të thotë shprehjen mos më prekni, sa herë që do t’i afrohet ndonjë njeri…
Derisa jemi tek Samiriu, autori i pllakës na tregon se Samiriu ishte një i verbër. Disa komentues të haditheve të Muhammedit s.A.s. thonë se vetë Samiriu është Dexhali… Ata që kanë lexuar hadithe të Lajmtarit të Allahut s.A.s. përshkrimin e Dexhallin e ndërlidhin me bëmat e Samiriut. Përshkrimi rreth tij që u dha në Kuran, askund nuk mund të gjendet më saktë se në këtë pllakë. Allahu e di më së miri.
(Figura: 6)
(Figura: 7)
Gjatë mungesës së Musait a.s., pra, kur ai kishte shkuar në malin Tur, doli në skenë Samiriu me rolin e faraonit. Ai grumbulloi arrin e grave dhe prej tij skulpturoi një viç, pastaj, populli e pranoi atë si zotin e tyre. Ditën që viçi u ekspozua përpara popullit, Samiriu ishte veshur sikur Faraon. Prandaj gdhendësi i pllakës, në të ka vendosur edhe kurorën e Faraonit, sepse populli atë ditë ka festuar dhe gjatë ceremonialit të “Ditës së Zotit të tyre”, Samiriu ishte paraqitur me kurorën e Faraonit.
- Pamja e tretë: Për në fund, nëse e rrotullojmë pikturën nga pjesa veriore në këndin 90 shkallë, pra nëse atë e shikojmë nga pozicioni (30/45) na del kjo pamje. Shikuar nga ky profil, kjo pjesë e pllakës nxjerrë në pah simbolikën e uljes së një krijese në fron. Jo se mund të saktësohet kaq lehtë se cili është në të, mirëpo, bazuar në deshifrimin e të gjitha këtyre figurave që më sipër u theksuan, atëherë në përmbyllje të kësaj historie del se kjo është simbolika e Iblisit. Shih (fig.8)
(Figura: 8)
Pra, pasi el Xhevheriu i nxori të gjitha këto figura nga kjo pllakë, atëherë, pas këtij deshifrimi secilit musliman i është bërë e qartë rëndësia e kësaj pllake. Pra, pllaka në të njëjtën kohë na paraqet me tri portrete:
- Musain a.s. Si bartës i shumë mrekullive që Allahu xh.xh. ia dha atij. Në këtë pllakë janë dhënë dy më kryesoret, e ato ishin Shkopi-gjarpër dhe koka e lopës. Ata që kanë lexuar Kuranin, e kanë të qartë se për çfarë ngjarje bëhet fjalë me lopën. Ndërsa ata që nuk e kanë lexuar, i kisha këshilluar që ta lexojnë Kuranin në kaptinën 2/ el Bekare, duke filluar nga ajeti 67-74. Meqenëse nuk janë lexues të rregullt, këtyre iu nevojiten edhe komente shtesë rreth kësaj ngjarje.
- Samiriu, ishte ai i cili popullit të Musait i shkaktoi trazira të mëdha, sidomos në kohën kur mungoi Musai a.s. për 40 ditë. Dhe si rezultat, Allahu xh.sh., për t’ua pranuar pendimin, rebelëve më të zëshëm u kërkoi të vrisnin veten…, ndërsa disa të tjerë i shndërroi në majmunë e derra. Ndryshe në historinë islame kjo ngjarje njihet me titullin “Ashabu Sebti”. Gjithashtu, këshilloj ata që nuk e kanë lexuar Kuranit të vazhdojnë me leximin e kësaj katine.
- Në përmbyllje të krejt kësaj historie që na paraqitet në këtë pllakë, autori me të drejtë thonë se individi i ulur në karrige, jep imazhet e Iblisit. Autori e përmbyll këtë deshifrim duke konstatuar se: Rezultati i këtyre dy pamjeve vertikale, është kurorëzuar në figurën e tretë që është paraqitur në pamjen horizontale. Ky i fundit, jep imazhin e armikut njerëzor, e ai sipas Kuranit është Iblisi. Atëherë, deshifruesi këtë figurë (ulësin në karrige me të drejtë e emëroi, Iblisi.
(Figura: 9)
Çfarë ndodhi me pllakën:
Për deshifrimin e pllakës, arkeologëve dhe të gjithë atyre që ishin të interesuar të kontribuonin në deshifrim, iu deshën rreth pesë vjet kohë. Arkeologët, të gjithë ishin unanim se pllaka është origjinale dhe mund të jetë e vjetër rreth 3 mijë vjet. Pra, mu në kohën e mbretit dhe njëherësh Lajmëtarit të Allahut, Sulejmani i biri Davudit. Kur el Xhevheriju doli me rezultatin përfundimtar, autoritet e familjes mbretërore në Dubaj, përveç qindra punimeve të antikitetit nxorën edhe këtë pllakë bazilti, të cilën e emëruan “Gdhendja e çuditshme”. Natyrisht, interesimi më i madh i secilit vizitor profesionist ishte kjo pllakë.
Në fillim të ekspozitës së kësaj pllake dhe shpjegimit që u dha për këtë pllakë, ishin mbledhur shumë spektatorë dhe ekspertë të antikitetit. Aty mbretëroi një heshtje, një entuziazëm i madh që ngriti emocione të pa përshkruara. Mirëpo, pas deshifrimit të el Xhevheriut, dhe pasi mësuan më shumë për të, kjo pllakë u fsheh, ose më mirë të themi kjo pllakë u burgos!
Sikur kjo pllakë t’i shkonte për shtati hebrenjve dhe kulturës perëndimore këtë pllakë do ta kishin ekspozuar në çdo qytetet të botës, bile edhe në çdo fshat të botës, mirëpo, pasi kjo pllakë u deshifrua në këtë formë që siç u theksua më sipër, jo vetëm pllaka u burgos, por edhe deshifruesi i saj u shpall i çmendur e falsifikator.
Kur historia, ose zbulimet arkeologjike janë në dëm të të fortëve, atëherë argumentet së bashku me dokumentet zhduken, kështu është edhe me ne në Ballkan. Çdo gjë që thuhet për të kaluarën tonë ilire, serbët, grekët dhe falsifikatorët evropian përgënjeshtrojnë lajmin.
Kështu ndodhi edhe me deshifruesin e kësaj pllake Abdul Kerim el Xhevherij. Deshifrimi ishte shumë preciz dhe shumë i saktë, përkonte plotësisht me tregimin e Kuranit. Tregoi vërtetësinë e mrekullisë së Kuranit… S’do mend se, asnjë pushtues nuk dëshiron të dëgjojë, e aq më tepër të lejojë një vepër e tillë që përforcon muslimanët të vazhdojë rrugëtimin e tij pa pengesa. Prandaj e lanë në heshtje rëndësinë e kësaj pllake, dhe ç’është edhe më keq se kaq, deshifruesin e pllakës Abdul Kerim el Xhevherij filluan ta përbuzin, quajnë i çmendur, injorant që flet shumë e çka jo tjetër.
Për fund, nëse asgjë nuk mund të bëjmë për ta shprehur besimin tonë, atëherë, askush nuk mund të na ndalojë të përcjellim mesazhin e së vërtetës. Sado që të mundohen ta fshehin të vërtetën, Allahu xh. xh. do ta nxjerr atë, Ditën që është përcaktuar prej Tij. Njeriu duhet të përpiqet deri në maksimum të tregojë se çfarë beson, dhe në cilën anë është, ndërsa rezultati mbetet te Allahu xh.xh. Ai thotë:
“Dëshirojnë ta shuajnë Nurin e Allahut me gojët e tyre, përkundër (dëshirës së) tyre Allahu e ka përkryer Nurin e Vet, edhe pse Qafirët e urrejnë këtë gjë.” (Kuran:9/Teube,32)
Allahu i marroftë ata që e fshehin të vërtetën.