
Janë bërë 14 shekuj e ne u themi falësve në xhami të njëjtin refren; Drejtoni radhët ( safat) ju mëshiroftë Zoti. Por deri më sot ende nuk po radhiten si duhet (në xhami). Këtu ekziston një problem që do shqyrtim. I kemi mësuar njerëzit të jenë të kujdesshëm në ligjet e Zotit. Në rregull! Si të i themi njeriut ndalu në shenjën e kuqe në trafik, kur vet njeriu e ka bërë atë ligj dhe nuk e respekton.
Shkruan: Abdulfetah Moroo
Qe 50 vite unë ligjëroj në xhami dhe nganjëherë u them bijve; Jeta siç duket më shkoj kot. Vlerat njerëzore as nuk po kujdesemi ne për to e as ata. Ne u themi njerëzve; sinqeriteti e besnikëria janë vlera që të bëjnë të shpëtuar dhe rrugë e drejt, por siç duket ne po gënjejmë. Po e shkelim besën dhe sinqeritetin dhe jemi të përqendruar në pasuri dhe po shkelim drejtat e njerëzve. E shihni në kinema se si macja bën lojën e qiriut në dorë, dhe luani gjithashtu vepron sipas mësimit që i ka dhënë njeriu, por edhe macja. Kemi arritur që kafshët t’i ndryshojmë ndërsa veten jo.
Çka është kjo o njerëz!
Përse s’po mundemi ta avancojmë njeriun ndërsa e kemi avancuar kafshën?! A mendoni që feja nuk mund ta zhvilloj njeriun? Mundet, si jo! Por duhet të mos cilësohet feja zanat, nëpërmjet ligjërimeve. Bota lëvizi për 12 sekonda me një foto të fëmiut që mbeti i vetmuar në brigjet e detit, sepse ai që e fotografoj profesionist i fushës së fotografimit. Kurse unë, ka 50 vite ligjëroj në xhami çdo të premte nga 45 minuta e që i bie 40 orë ligjëratë në vit. Ai eksperti i fotografimit e ndryshoj botën për 12 sekonda, e unë me tërë këto ligjërime as nuk ndryshova asnjë zemër të njeriut e as një kafshë. Gomari mbeti gomar, macja mbeti e tillë e majmuni gjithashtu mbeti majmun… Pra ne nuk e kemi gjetur rrugën e duhur për ndryshim. Secili, por edhe ky djali që merret me mjete të informimit, e din se si luajnë rol mediat për të përhapur diçka.
Por unë nuk mund ta kuptoj, sepse mjekra ime është e thinjur, jam plak dhe nuk jam i kohës, por i shekullit të kaluar. Ah sikur ta dinim veçorinë e të riut, mundësitë dhe potencialin e tyre e ta shfrytëzonim, do të ishte ndikimi më i madh. Ndaj e them që jepni rastin të rinjve sepse ata janë shpresa e ndryshimit e ardhmërisë. Unë s’munda të ndryshoj asgjë, por ju lutem, fëmiu im mund ndryshojë, sepse mjetet që ka në dorën e tij janë tjera nga ato që kisha unë…
Ah sikur të mendonim kështu e të u japim rastin të rinjve?
Discussion about this post