Thuajse të gjithë njerëzit në botë I mbajnë orët në dorën e majtë, dhe këtë e bëjnë në mënyrë refleksive. Por a keni menduar ndonjëherë përse veprojmë kështu?
Megjithatë, nëse e analizoni mirë, ka disa përjashtime edhe për këtë “rregull”, transmeton Gazeta Mejdani.
P.sh. përderisa shumica e njerëzve e mbajnë orën në dorën e majtë, disa tjerë e mbajnë në dorën e djathtë.
Gjithashtu mund të keni dëgjuar edhe për “rregullin” se meshkujt supozohet ta mbajnë orën në dorën e djathtë dhe femrat në dorën e majtë.
Por, nuk duhet të jetë befasi se këto teori janë të mbështetura nga shkenca dhe kanë prapavijë historike.
Le të fillojmë me historinë…
Historikisht, më moti ka pasur vetëm ora të xhepit; ato ishin bërë shumë të popullarizuara gjatë luftës së Boerit. Zyrtarët i kishin mbajtur ato në xhepa të veçantë lëkure të cilët kishin qenë të lidhur me kyçet e dorës.
Pavarësisht se kishin qenë të nevojshme për koordinimin e aktiviteteve ushtarake, ato kanë qenë mjaft të mëdha. Dhe ky nuk kishte qenë defekti i vetëm në dizajnë.
Orët kishin qenë delikate me rrotë të mëdha balancimi dhe mund të prisheshin shumë lehtë.
Për t’i mbrojtur nga dëmet, më së miri ka qenë të mbahen në dorën e cila është më pak dominante – në shumicën e rasteve pra në dorën e majtë.
Çfarë thotë shkenca?
Pra, këtu duhet ta konsiderojmë faktin se jo çdonjëri e mban orën në kyçin e majtë. Shumica e mbajnë në të majtin, por një pjesë e njerëzve e mbajnë edhe në dorën e djathtë.
Por, kur trendi i mbajtjes së orëve në kyçet e dorës kishte filluar të rritej, njerëzve iu ishte dukur më e përshtatshme ta mbanin në dorën e majtë.
Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë: kur jeni duke punuar me dorën e djathtë, është shumë më e lehtë ta shikoni orën nëse e mbani në dorën e majtë. Pra, njeriu mundet më lehtë ta shikojë orën në dorën e majtë dhe në të njëjtën kohë të punojë me dorën e djathtë.
E fundit: A duhet meshkujt ta mbajnë orën në dorën e djathtë dhe femrat në të majtën?
Ky argument nuk ka mbështetje shkencore. Ndoshta është diçka kulturore në komunitete të caktuara apo thjesht një stereotip. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post