
Pas deklaratës së kryediplomatës Donika Gërvalla se Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli por është votuar pikërisht nga PDK-ja, kanë filluar përplasjet në Kuvend.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ajo po e dëshmon, sipas tij se është përfaqësuese e Serbisë, duke kërkuar shkarkimin e saj.
“Ministre sot na e dëshmove se Serbia t’ka ty përfaqëusese. Ti je turpi më i madh i qytetarëve të Kosovës. Mjerim për këtë vend, turp i madh për këtë vend. I bëjmë thirrje kryeministrit që t’i duhet me ecë prej kësaj salle”, tha Tahiri.