Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

PDK, për 20 vjet e ka përdorur UÇK-në për të vjedhur!

April 11, 2021
13
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Faton Mehmeti

Në letërsinë franceze të shekullit 18-19, përmes satirës, alegorisë dhe figurave tjera stilistike, dilte në pah fytyra tragjiko-komike e shoqërisë së kohës, në veçanti e klasës politike, mbretërisë etj.

Shkruan: Faton Mehmeti

Tanimë edhe këtu në Kosovë thuajse është e njëjta situatë, me klasë politike të zhveshur tërësisht nga maskat që mbanin, me populizma, patriotizëm të rrejshëm etj. Për ironi janë po të njëjtit që kanë mashtruar këtë popull që 20 vjet dhe tani u del gjumi të mbrojnë, siç thonë ata, luftën e pastër të UÇK-së.

Nga kush duhet të mbrohet UÇK, kurrë s’ka qenë e sulmuar nga askush përveç Serbisë, nga e cila s’kemi pse ta mbarojmë, dihet se ajo s’mund ta dojë një ushtri që i ka shkaktuar dëme. Të thuash se po e mbroj UÇK-në, i bie një lloj kontrolli, një lloj marrje e kompetencave që nuk i takojnë askujt, sepse ajo ishte e popullit dhe jo e dikujt privatisht. Akoma më ironike është të “mbrohet” nga ata që në emër të saj kanë zhvatur këtë popull për 20 vjet me radhë, ata janë imazhi më i keq i luftës, respektivisht i UÇK-së. Janë po të njëjtit që s’kanë pasur kohë të nderojnë luftën e UÇK-së me vepra, me punë të mirë, kanë qenë të zënë duke vjedhur, me vila, me vetura të shtrenjta e shtëpi luksoze.

Këta, befas qenkan lënduar shumë ngase Vjosa Osmani, presidentja e vendit nuk e paska cekur tre fonemat UÇK me rastin e Betejës së Koshares. Nuk është patjetër të përmendet UÇK , gjërat nënkuptohen edhe nga konteksti. S’kanë ku të kapen për të sulmuar presidenten e vendit dhe bëjnë marrëzira të tilla, sa mendje të vogla që janë. Këta që janë ulur para telefonit dhe bëjnë statuse banale në adresë të presidentes, si nuk patën kurajo kurrë për të kritikuar Hashimin me krejt klanin “Pronto” që e shanin edhe birin e Adem Jasharit për tenderët, për “konkurrimet” pa asnjë meritë dhe marifeteve të tilla. Por jo, të tillët ishin mbështetës të tyre, disa kanë përfituar direkt e disa indirekt, kanë përfituar nga gjaku i dëshmorëve, kanë vjedhur edhe në varret e tyre, këta faqezinj pa fije turpi krekosen për “mbrojte të UÇK-së”.

E more të mjerë, UÇK s’ka nevojë të mbrohet, ajo është ikonë, emblemën e pavdekshme që sintetizon përpjekjet një shekullore të shqiptarëve të Kosovës për shtet dhe liri. Një shtet ku të punohet për popull, jo populli të punojë për një grusht banditësh, të cilëve nuk u ka mbetur as fytyrë të shkojnë në Kullën e Jasharajve, e dinë ata vetë pse.

Presidentja Osmani është shumë më e ndershme karshi luftës, karshi UÇK sepse kurrë ne jetën e saj nuk e ka përdorur për të arritur qëllimet e saja, të gjitha synimet e saja i ka arritur me punë dhe nder. Jo, si ata që kanë vjedhur në emër të saj, duke e përdorur UÇK-në si mburojë për hajninë e tyre, për vilat e tyre, veturat, shtëpitë dhe jetën luks pa asnjë ditë punë. Të tillët janë e keqja e Kosovës dhe UÇK-së, jo Vjosa dhe ata që me djersë dhe mund kanë arritur të ecin në jetë dhe ku nderin që i bëjnë UÇK-në e konceptojnë si obligim dhe përulje. UÇK është lënduar nga ata që në emër të saj kanë vjedhur, jo nga ata që e nderojnë dhe respektojnë./Bota Sot/

ShareTweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Kush janë 13 personat që do t’i arrestojë së shpejti Gjykata Speciale!

May 4, 2022

Mustafë Bajrami me një apel Kryeministrit Kurti: Mos lejoni shkeljen mbi dinjitetin e UÇK-së, mbrone atë me të gjitha mjetet e mundshme!

May 4, 2022

Kur është në pyetje siguria e vendit, përveç tjerash, bie edhe obligimi i shkuarjes në haxh!

March 3, 2022

Statistikë/ Mbi 36 mijë persona në Kosovë marrin pension të veteranëve!

February 18, 2022

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.