Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Rahovec

Partia FJALA sot në Rahovec zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Edhe në Rahovec sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Anëtari i kryesisë së Partisë FJALA, Avni Çakmaku tregoi se ehe sot nuk i kemi ftuar qytetarët në tubim në fushatë, por i kemi ftuar mediet dhe disa nga kandidatët tanë. Arsyeja pse qytetarët nuk i kemi ftuar në tubim është se për 20 vjet pas luftës, qytetarët janë mashtruar, janë gënjyer dhe janë detyruar që emigrojnë drejt perëndimit pikërisht nga kjo klasë politike e deritanishme!
Çakmaku në fund prezentoi edhe kandidatët për deputet nga Rahoveci:
1.Prof.Sabahajdin Kollari – Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe,
2.Avdarmon Sharku – Ekonomist,
3.Musa Krasniqi – IT dhe Balkanolog
4.Kastriot Fetahu – Ekonomist
Discussion about this post