
Tema e rrëzimit të Qeverisë Kurti është rikthyer në qendër të debateve publike, pas deklaratës së fundit të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi.
Gashi, ka treguar se ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzonin Qeverinë Kurti.