
Sot do të bëhet dorëzim-pranimi i detyrës për të parin e MPJ-së.
Të martën me fillim prej orës 13:00, ministri në largim i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, do t’ia dorëzojë detyrën e kryediplomatit, Glauk Konjufca, shkruan lajmi.net.
Kjo është bërë e ditur nga vet MPJ përmes një njoftimi për medie.
“Me kërkesë të Ministrit në largim, z.Behgjet Pacolli dhe Ministrit të ri, z.Glauk Konjufca, sot, e martë, datë 4 shkurt 2020, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyres ministrore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ceremonia, të cilën luteni ta përcjellni, do të mbahet në ora 13:00, në Sallën e Konferencave të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftim.
Theksojmë se, Glauk Konjufca u zgjodh ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në seancën e Kuvendit të Kosovës që u mbajt të hënën e 3 shkurtit, ku u votua qeveria e re e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, ndërkaq kryetare e Kuvendit u zgjodh Vjosa Osmani.
Këta janë emrat e të gjithë ministrave të Qeverisë Kurti: