Dy prej urave mbi ngushticën e Bosforit në Stamboll, “Fatih Sultan Mehmet” dhe “Yavuz Sultan Selim”, si dhe kulla në Ankara janë ndriçuar me drita blu, të verdha e të bardha me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Urat e Stambollit, të cilat zbukurohen nga dritat shumëngjyrëshe dhe shfaqjet e dritave në ditë të rëndësishme, mbrëmjen e 17 shkurtit u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Kosovës për 12-vjetorin e pavarësisë së saj.
Ky ndriçim vijoi deri në agimin e ditës së martë.
Ndërsa në kryeqytetin Ankara të vendit me ngjyrat e flamurit të Kosovës u ndriçua kulla e komunikimit dhe vëzhgimit “Atakule”.
E pozicionuar në zonën e quajtur Çankaya, “Atakule” u ndriçua me drita blu, të verdha e të bardha dhe në pjesën rrotulluese të saj u shfaq shkrimi “Republika e Pavarur e Kosovës” në turqisht dhe anglisht./Gazeta Mejdani/