Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Një tërmet politik në Gjermani!

February 6, 2020
14
SHARES
1.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Enver Robelli

Zgjedhja e kryeministrit të landit të Thüringenit në Gjermaninë lindore me vota të partisë ekstremiste AfD ka shkaktuar tronditje të madhe në politikën gjermane.

Shkruan: Enver Robelli

Për herë të parë pas vitit 1945 në Gjermani një politikan merr një funksion kaq të lartë me vota të neofashistëve. Deputetë të AfD-së në parlamentin gjerman e quajnë Kosovën “shtet artificial dhe të dështuar”, kundërshtojnë themelimin e ushtrisë së Kosovës, kërkojnë tërheqjen e ushtarëve gjermanë nga Kosova.

Në landin e Thüringenit në Gjermani sot në rendin e ditës të parlamentit ishte zgjedhja e qeverisë së re. Tri parti – e majta, socialdemokratët dhe të gjelbrit – në parlament kanë 42 vende. Këto mandate nuk mjaftonin për të zgjedhur qeverinë e re. Kryeministri i deritanishëm Bodo Ramelow nga partia DIE LINKE (e majta) shpresonte se do të merrte pak vota nga partia konservatore CDU dhe kështu do të siguronte rizgjedhjen e një qeverie të pakicës.

Ramelow kandidoi në raundin e parë dhe dështoi. Kandidoi në raundin e dytë dhe dështoi. Në dy raundet e para ai e pati kundërkandidat një politikan të pavarur, por të përkrahur nga partia neofashiste Alternativa për Gjermaninë (AfD). As kandidati i AfD-së nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër. Në raundin e tretë, vendimtar, kërkohej vetëm një shumicë e thjeshtë.

Tani befas e paraqiti kandidaturën një politikan i liberalëve (FDP), i quajtur Thomas Kemmerich. Dhe Alternativa për Gjermaninë menjëherë e ndërroi strategjinë: e injoroi kandidatin e saj dhe votoi për kandidatin liberal.

Me gjasë duke besuar se AfD do të vazhdojë të votojë për kandidatin e vet, disa konservatorë të CDU-së ia dhanë votat Thomas Kemmerichut. Dhe rezultati i la pa fjalë jo vetëm një pjesë të madhe të deputetëve në parlamentin e landit të Thüringenit: me 45 vota Thomas Kemmerich u bë kryeministër.

Për herë të parë pas vitit 1945 në Gjermani një politikan zgjidhet kryeministër me votat e një partie të ekstremit të djathtë.

Pritej se Thomas Kemmerich do të refuzojë zgjedhjen. Por ai bëri të kundërtën: e pranoi atë. Pastaj në parlament ndodhi një skenë që do të mbahet gjatë në mend në Gjermani: kryetarja e së majtës në Thüringen iu afrua kryeministrit të ri dhe, ndërsa ky priste të merrte buqetën me lule, ajo ia hodhi lulet para këmbëve, nuk ia dha dorën dhe u kthye në vendin e saj.

Zgjedhja e kryeministrit në Thüringen ka shkaktuar tërmet politik në Gjermani. Deri më tani të gjitha partitë kanë pasur një qëndrim të qartë: askund, në asnjë rrethanë nuk do të ketë bashkëpunim me Alternativën për Gjermaninë. Tani, me a pa dashje, me a pa qëllim, CDU dhe liberalët e Thüringenit, janë shndërruar në instrument të një partie neofashiste.

Kryesia e CDU-së në Berlin (CDU është partia e kancelares Angela Merkel) ka kërkuar menjëherë zgjedhje të reja në Thüringen duke thënë se CDU e këtij landi ka vepruar kundër urdhrave të partisë dhe kështu ka mundësuar zgjedhjen e një kryeministri me vota të ekstremistëve.

Shto kësaj edhe faktin që liberalët, FDP, në zgjedhjet për parlamentin e Thürigenit kanë fituar vetëm 5 për qind të votave. Përmes një bashkëveprimi politik të (pa)kalkuluar, dy parti (CDU dhe FDP) siguruan pushtetin me ndihmën e AfD-së, një parti pjesërisht raciste, antisemite, proruse.

Deputetë të AfD-së në parlamentin gjerman e quajnë Kosovën “shtet artificial dhe të dështuar”, kundërshtojnë themelimin e ushtrisë së Kosovës, kërkojnë tërheqjen e ushtarëve gjermanë nga Kosova. Një funksionar i AfD-së është Dubravko Mandiqi, i lindur në Sarajevë në një familje etnikisht të përzier (babai kroat, nëna serbe).

Një kandidat për deputet i AfD-së hapur ka kërkuar bashkëpunim me partinë ekstremiste serbe Dveri. Ekstremistë të AfD-së kanë vizituar Beogradin dhe janë takuar me ultranacionalistë. Në vitin 2017 në Beograd qëndroi, me ftesë të presidentit Aleksandar Vuçiq, politikania udhëheqëse e AfD-së, Alice Weidel.

Share10Tweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Ministrja e parë me prejardhje afrikane në Gjermani!

July 1, 2022

Merkel ‘idiotja e dobishme’ e Putinit?

April 7, 2022

Sa dëmtohen Turqia dhe Gjermania nga lufta në Ukrainë?

February 25, 2022

FSK bënë përgatitjet për pjesëmarrje në stërvitjen “Dynamic Front 22” në Gjermani!

February 21, 2022

Qeveria e re gjermane me qëndrim të prerë për Open Balkan, ja çfarë mendojnë ata!

December 22, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.